12.29.2017

NJE ILAC BIOLOGJIK DHE I THJESHTE PER CERVIKALEN DHE JO VETEM.



Merrni dhjete luge kripe te imet dhe i perzjeni me 20 luge vaj ulliri. Hidhini ne nje shishe qelqi dhe lerini te mbyllur hermetikisht per dy dite. Me perberjen e krijuar masazhoni cervikalen lehte per disa imnuta. pas dhjete ditesh do te shihni efekte te shkelqyera , e gjithashtu do te stimulohet qarkullimi i gjakut dhe metabolizmi. Jep efekte te mira dhe kunder celulitit.

KEK ME KOS DHE ME FRUTA.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:
3 vezë ● 120g miell integral ● 100g miell ● 100g sheqer kaf ● 150g kos i bardhë me yndyrë ose kos me fruta ● 1 dardhë, 1 mollë, 1 banane, një portokall, një kivi ● 1 bustinë me sodë për ëmbëlsira (16 gr) të tretur me 2 lugë qumësht ● një grusht sheqer kaf për ta spërkatur
PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180°c, qërojmë frutat dhe i ndajmë në feta.
1.Me rrahësin e vezëve me dorë, rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, miellin dhe sodën e tretur më parë në
qumësht. I përziejmë të gjitha deri sa të përftojmë një brume homogjen. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell.
2.Shpërndajmë frutat te brumi në tavë, e spërkasim sipër me sheqer kaf dhe e pjekim për 40/45 minuta në furrën e
ngrohur më parë. E heqim nga tava kur të jetë ftohur plotësisht.

12.28.2017

ORIZ ME KARKALECA DHE RUKOLA

INGREDIENTET : 350g oriz, 300g karkaleca te qeruar, 1,5 litra leng vegjetal, 30g gjalpe, gjysem
qepe, gjysem gote konjak, 100gr panna, gjethe sherebele, nje tufe rucola, piper ,kripe.

PERGATITJA :

ne nje tigan shkuqni ne gjap, qepen e grire holle. shtoni karkalecat , i skuqni per pak minuta pastaj shuajini me konjak. hidhni orizin dhe skuqeni bashke me to per disa minuta. me pas filloni shtoni lengun vegjetal. hidhni kripe dhe piper. kur orizi e jete bere shtoni panen dhe me pas rukolen e grire holle.trazojini per pak caste dhe eshte gati.

12.23.2017

KUSH I KA SHPIKUR KREPAT



Nuk dihet e sigurt po thone qe fillimisht kane lindur ne Itali me emrin crespelle. Ishte PAPA GELASIO ne shekullin e Peste qe urdheroi nje numer shume te madh per tua dhene pelegrineve franceze te ardhur ne Rome. Qe atehere ky produkt u be i njohur shume dhe ne France duke marre emrin CREPES.

RIZOTO DETI

INGREDIENTET : 


400g oriz, 1 porcion zafferano, 2 domate, 2 luge gjelle majdanoz i grire holle, 1 gote vere e bardhe,  gjysem qepe , 2 thelpij hudher, fruta deti , midhje te ndryshme , kallamare , karkaleca etj, vaj ulliri, piper i zi.

PERGATITJA : 

pergatitja fillon me pastrimin e frutave te detit. vini midhjet ne tigan me nje thelp hudher pak vaj dhe lerini ne zjarr per pese min deri sa te hapen. ne nje tigan tjeter, me dy luge vaj vini te skuqet nje thelp hudher te grire shume holle, bashke me sepie kallamare ose oktapod ( mund te jene dhe pak te zjere me perpara ) shujani me gjysem gote vere. menjane skuqni qepen e grire holle me orizin , dhe shujani ne pas me veren e bardhe qe ju ka ngel, dhe vazhdoni me gatimin e orizit me uje, duke shtuar dhe lengun qe kane leshuar midhjet. shtoni me pas midhjet karkalecat , fruta te tjere nese keni, domatet te bera ne kubike te vegjel, dhe ne fund  zafferano, piper dhe majdanoz.

Keshille. nese frutat e detit i zjeni pak me perpara, lengun e tyre mund ta perdorini per zjerjen e orizit.

MAKARONA ALLA BOSCAIOLA

INGREDIENTET :  

 2 salsice, makarona, 10 domate te vogla, 10 kerpudha ,1 qepe,  1 karrote,  pak vere te bardhe. , piper,  majdanoz, vaj ulliri.

PERGATITJA : 

ne nje tigan skuqni qepen me karroten te grira holle. me pas hidhni salsicet te bera ne copa te vogla. me pash shuajini me vere te bardhe. kur vera te jete thare hidhni domatet te prera ne copa dhe kerpudhat. rregullojeni me erezat dhe me kripen. perzjejini me makaronat.

Keshille : minuten e fundit te zjerjes se makaronave mudn ta beni ne tiganin ku keni pergatitur salcen duke i shtuar nje luge uje. mudn te shtoni dhe pak panna ose zafferano.

RECETA BAZE E KREPAVE

INGREDIENTET : 

3 veze, 250g miell 00 . 500ml qumesht, pak gjaple.

PERGATITJA : 

rrihni vezet ne nje ene te larte me me pas hidhni dhe qumeshtin. me pas shtoni miellin duke  e perzjere  fort derisa te marrim nje perzjerje omogjene. me pas mbulojeni perzjerjen me leter celefoni dhe lereni ne frigorifer minimalisht 45 min. pjekjen mund ta beni ne tiganin apostafat ose ne nje tigan qe nuk ngjit duke e lyer me pak gjalpe krep pas krepi. kujdes! pjekja eshte shume e shpejte.

Keshilla : sasine e qumeshtit mund ta rregulloni duke shtuar pak uje te gazuar ne vend e tij. krepat mundohuni ti ktheni pa i prekur por me nje levizje te tiganit.. kjo recete eshte neutrale, mund te shtoni pak kripe ose sheqer ne varesi te mbushjes.

ROSTO ME MISH DERRI

INGREDIENTET : 

mish derri cope e madhe e pa prere , preferohet pjesa e peshkut te shpines, 2 karrota , 2 dege selino , 2 qepe ,2 thelpinj hudher , piper te zi , pak koncentrat vegjetal, fara finoku te eger, rozmarine, pak timo ose rigon , vaj ulliri , nje gote vere e bardhe, 2 gjethe dafine.

PERGATITJA:

Lidhim mishin me spango, me pas ne nje tigan ku kemi hedhur vajin e nxehte e skuqim nga te gjitha anet. ne kete menyre ndalojme qe lengjet te dalin nga copa e mishit. Te i njeiti vaj veme te skuqen pak te gjitha perimet e prera ne copa jo te vogla. pasi te jene skuqur ne nje tave vendosim mishin perimet perreth te gjitha erezat dhe pak kripe. siper i hedhim vajin qe kishim perdorur per skuqje. e futim ne furre ne 180 grade. pas nje cerek ore i bejme nje sperkatje me veren e bardhe dhe vazhdojme pjekjen. nese furra eshte me sonde pjekja vazhdon deri sa ne zemer tempreatura te arrije 70grade. ne te kundert pjejka zgjat rreth nje ore e gjysem.gjate pjekjes mishin dhe perimet mund dhe ti kthejme ne ane tjeter, mund dhe te shtojme pak uje. kur piqet mishin e nxjerrim menjane pa i prere fijet. perimet nese nuk jane shume te buta , i zjejme dhe pak ne nje tenxhere, me pas i kalojme ne pinner ose mikser. nese lengu nuk eshte mjaftueshem i trashe mund te hidhini pak miell ose maizena.
prisni mishin me fete dhe servireni duke hedhur pak nga salsa qe keni pergatitur.



12.22.2017

MAKARONA ME DOMATINA PESTO DHE KARKALECA

INGREDIENTET :

makarona ( mundesisht paccheri ose mezzemaniche ) , pak vaj ulliri, dy thelpinj hudher ,  pesto genovez.

PERGATITJA : 

Ne tiganin me vaj hidhni thelpinjte e hudhres per nje minute pastaj shtoni domatet e vogla te prera ne mes per 3 minuta. me pas shtoni dhe karkalecat per disa minuta te tjera. Hidhni peston ( normalisht gjysem kavanozi ) trazojini duke shtuar pak fare uje nga ena ku po zjejne makaronat. Ne fund i perzjeni  me makaronat.


Keshille : domatet mund ti vini ne tiganin me vaj te prera ne mes me , te gjitha me prerjen nga lart dhe me nga nje flete hudhre te grire holle. lerini ashtu per disa minuta me kapak, pastaj vazhdoni pjesen tjeter si me lart.

CHEESECAKE ME MASKARPONE DHE COKOLLATE

INGREDIENTET : 

150g biskota te thata , 60g gjalp te shkrire, 500g maskarpone, 250g jogurt te bardhe kremoz, 200g sheqer, 4 veze, 100g cokollate fondentet, 1 porcion vanilie , i maje luge kripe. Copeza te perzjera cokollate te bardhe dhe fondente.

PERGATITJA : 

Pergatitni furren ne 180 grade. thermoni biskotat dhe perzjejini me gjalpin, pastaj shypini ne fund te taves per te formuar bazen e chessecake. punoni maskarponen me fruste bashke me jogurtin, sheqerin dhe te verdhat e vezes, vanilien.  shtoni cokollaten fondente pasi me pare ta keni shkrire , shtoni dhe te bardhat e vezes qe me pare i keni rrahur. hidhini mbi bazen qe keni pergatitur me perpara , dhe hidhni copezat e tjera te cokollates. piqeni ne furre per gati nje ore , lereni te ftohet ne ambient dhe me pas ne frigorifer.

12.21.2017

BRUSKETA ME SALMON

  • INGREDIENTET : 
  • 1 buke bagetë,
  • 70g Philadelphia,
  • 200 g salmon i tymosur,
  • pak kopër, 
  • 1 kastravec. 
PERGATITJA : 

bagetën e presim në feta që i vëmë të theken në furrë me 200 gradë për 5–6 minuta. Pasi të jenë thekur, i lyejmë me Philadelphia dhe i vendosim në një pjatë. Salmonin e prerë hollë e vendosim mbi fetat e bagetës, në fund i shtojmë pak kopër dhe nga një fetë kastravec.

Keshille : salmonin mund ta trajtojme pak me perpara me vaj ulliri dhe disa pika limon , te shtonim dhe kopren me piperin e zi. por kjo gje do te na bente te humbisnim ngjyren e bukur. 
Por fetat e bukes para se te lyhen me philadelpia mund te lyhen me pak vaj te aromatizuar me koper dhe limon dhe piper te zi ( me mire piper jeshil

PANETONE , RECETA KLASIKE

INGREDIENTET : 

500g miell 00 , 25g maja, nje porcion vanilie, 150g sheqer, lengu i nje gjysme limoni, 3 te verdha
veze, 70g gjalp, nje maje luge kripe. 300ml qumesht i vaket, 50 g rrush i thate dhe ndonje specie tjeter sipas deshires.

PERGATITJA : 

Rrahim vezet me sheqerin, me pas shtojme gjithe ingredientet e tjere duke patur kujdes qe gjithe perzjerja mos te na prihet. Pastaj e heqim nga ena dhe e punojme me duar dke formuar nje top qe me pas do e leme te vije. E leme te pushoje ne nje vend te ngrohte deri sa te dyfishoje volumen e vete. ( gati dy ore ) . Me pas e punojme me duar serisht dhe e vendosim ne enen ku do e pjekim, dhe e leme te vije gati dy ore te tjera. Me pas futeni ne furre te nxehur ne 170 grade, gati 1ore e 10min.

Keshilla : brumin mund ta lini te vije ne furren e ngrohur pak dhe me drite ndezur, mire eshte te konsumohet diten tjeter sepse ka nevoje qe te kulloje mire.  Kur ta piqni enen vijeni ne katin me te poshtem te furres.

12.20.2017

GJALPI I MOLLES ( recete e shendetshme dhe djetike )

INGREDIENTET : 

2 kg mollë (të llojeve të ndryshme (Fuji, Granny Smith, Annurca), të qëruara, me zemër të hequr dhe të prera në copa.)
230 ml uthull molle
500 gr sheqer
30 ml lëng limoni
5 gr kanellë pluhur
2 gr arrëmyshk
3 copë rrënjë karafili
3 gr xhenxhefil

PERGATITJA : 

Vini  mollët dhe uthullën e mollës në një tenxhere që mundësisht të ketë fund qeramike dhe të jetë e rëndë. Lërini të ziejnë në zjarr të mesëm. Mbulojini dhe lërini sa mollët të jenë zbutur plotësisht (duhen afro 20 min). Futini në mikser. Hidheni masën sërish në tenxhere dhe vijoni zierjen me zjarr të avashtë. Shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe të gjitha erëzat, vazhdoni zierjen pa kapak derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të jetë trashur (do t’ju duhen rreth 2 orë). Përziejeni shpesh në mënyrë që të mos ngjisë ose digjet. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe hidheni në një kavanoz me mbyllje hermetike. Mbajeni në frigorifer deri në 3 javë.

12.19.2017

TORTE ME COKOLLATE

INGREDIENTET : 

200g miell, 200 g cokollate puro, 50g kakao pluhur te hidhur , 100g sheqer, 4 luge vaj jo ulliri , nje porcion maja per embelsira , vanilje , 1 gote e gjysem qumesht.

PERGATITJA : 

Filloni duke nxehur furren ne 180 grade. Shkrini cokollaten ne banjomari dhe kur te jete totalisht e shkrire shtoni miellin e situr mire duke  e perzjere me fruste, duke shtuar pjese pjese qumeshtin per ta trazuar me mire. Me pas shtoni sheqerin, kakaon, vajin dhe vaniljen. Perpunojeni mire deri sa te keni nje perzjejrje omogjene, me pas shtoni majane dhe perzjejeni serisht.  Hidheni te gjithen ne nje tave te lyer me gjape dhe futeni ne furre. 40-45 min, duke e kontrolluar deri sa torta te jete pjekur dhe ne brendesi. Lereni te ftohet dhe prijeni ne mes .

Keshille : mund ta mbushni gjithe mesin dhe pastaj ta ribashkoni me 200 g te tjera cokollate te shkrire dhe te perzjere me dy gota panna te rrahur.

12.18.2017

SODA E BUKES , E MIRE DHE PER SHENDETIN




DHIMBJE E FYTIT
: perzjej nje luge te vogel sode nje gjysem gote uje te vaket dhe ne nje luge te vogel uthull molle. Perdoreni si gargare.

INFEKSIONE URINARE : perzjej gjysem luge te vogel sode ne ne gjysem gote uje dhe pijeni tre here ne dite per tre dite. kur te perdorni kete duhet qe gjate dites te pini mbi dy litra uje. 

BLLOKIM I HUNDES : perzjej nje maje sode ne nje luge uje dhe aplikoje ne hunde. Zhbllokimi do te behet ne cast.

PICKIM NGA INSEKTET : Perzjeni 5-6 luge sode me aq uje sa duhet per te krijuar nje lloj brumi. aplikoheni direkt ne vendin ku jeni pickuar.

ACIDITET NE STOMAK : perzjej nje luge te vogel sode me nje gote uje. piheni sa te keni sintomat e para te acidietit.

PER TE LENE CIGAREN : sa here qe te keni deshire per te pire cigare tretni ne gote dy luge te vogla sode , deshira per cigare do ju zhduket direkt.



PATATE E MBUSHUR ME PROSHUTE PULE DHE DJATHE TE GRIRE

INGREDIENTET : 

4 patate mundeisht te medha dhe te gjata, 200g proshute pule e prere trashte, djath i grire , pak gjap, ereza sipas deshires.

PERGATITJA : 

Bejini  patateve nje gjysem zjerje  ,kur te ftohen i ndani ne mes duke u gerryer qendren, shtroni nje leter furre dhe bejeni me gjalpe, hidhini dhe pak fare gjalp ne cdo patate, futini ne furre ne 180 grade per rreth 30 min. Nderkohe pritni proshuten me kuba , dhe perzjejeni me pjesen e patateve qe grryejtet, djathin  e grire rozmarine pak gjalp, piper te zi pak arre moskati pluhur.  me perzjerjen mbushni papatet dhe rifutini ne furre per rreth 20 min.

servirini te ngrohta.

keshille : ne perzjerje erezat mund ti shtoni sipas deshires, ne keshillojme pak piper te kuq te embel, nje pjese te djathit kackavall te grire mund ta hidhni dhe siper patateve per te krijuar nje aspekt me te bukur.

12.16.2017

LIKER ME NUTELLA

INGREDIENTET : 

250g nutella , 250ml qumesht , 250ml panna , 70g sheqer, 120ml alkool 95' , 50ml uje.

PERGATITJA : 

Ne nje ene hidhni qumeshtin , panen, nutellen, dhe sheqerin dhe trazojini me zjarr te ngadalte deri sa te shkrijne te gjitha. Trazojnei vazhdimisht qe te evitoni ngjitjen. Lereni te ftohet mire dhe pastaj hidhin alkoolin dhe ujin. trazojini dhe ruajeni ne frigorifer.




Keshille : sheqerin mund te ta evitoni ose te hidhni me pak ne varesi te emblesise qe deshironi.

                        Likeri behet me i mire pas disa ditesh. Nese e deshironi me aromatik mund te shtoni                            dy luge gjelle Grand Mariner.

KOFSHA PULE ME BIRRE

INGREDIENTET : 

4 kofsha pule, 1 karrote, 1 qepe , 250ml birre , piper , kripe , vaj ulliri  , pak miell.

PERGATITJA : 

fillojme duke hequr lekuren e pules kesht qe birra mund te perthithet me mire. Kur te keni hequr lekuren kripini, hidhini piper dhe i beni me miell. Nderkohe ne tigan , skuqni qepen , karroten e grire holle dhe vajin e ullirit , me pas shtoni dhe kofshat e pules, dhe skuqini nga te dy krahet. Pasi te jene skuqur , shtoni birren , pbulojini me kapak dhe i gatuani per 30 min. Ne mes te zjejrjes i rrotulloni ne krah tjeter. Drejt fundit ngrrini zjarrin , hiqni kapakun dhe lereni lengun te trashet. Servirini me lengun e vet.


Keshille : mund te shtoni pak rozmarine ose disa ullinj te zinj kur pergatitni mishin me qepen. mund edhe te piqen ne furre.


12.15.2017

QOFTE ( HAMBURGER ) ME KUNGULL

INGREDIENTET : 

2 kunguj mesatare, 50 g djathe kackavall te grire , 50g buke te grire, gjysem thelpi hudher te grire mire , nje luge gjelle qepe te grire mire, 1 veze, kripe , piper , majdanoz.

PERGATITJA : 

Grijme kungujt dhe i shtrydhim per ti hequr sa me shume uje qe te mundemi, i perzjejme pastaj me djathin , buken,  erezat, qepen ,hudhren.
Menjane marrim vezen e trazojme me buke te grire serisht , marrim nje pjese te perberjes dhe e lyjeme te veza me buke.

Mund ti skuqim ne tigan me pak vaj ose ti pjekim ne furre.

keshille: Per ti thene shije me te forte dhe ndryshe ne brumin e pergatitur mund te shtojme pak menderz te thate .

UJE DHE MJALTE


Shkrini nje luge mjalte ne nje gote uje te vaket dhe pijeni.Do t'ju ndihmonte shume per tu dobesuar. Gjithashtu mjalti ndihmon per te ulur kolesterolin , dhe fale vetive te tij atibiotike dhe antibakteriale ndihmon ne forcimin e sistemit imunitar.

PANINE TE BUTA ME VAJ ULLIRI

INGREDIENTET : miell manitoba 250g , miell 00 250g, maja birre e fresket 12g, 250ml uje, 70 ml vaj ulliri , 20g kripe , 20g sheqer

PERGATITJA : merrni ujin dhe vakeni pak, shkrini ne te majane dhe lereni te pushoje deri sa te krjoj nje si tip shkume , atehere i bie te jete gati. Filloni te perzjeni brumin me te dy llojet e miellit, pastaj shtoni vajin kripen dhe sheqerin. Vazhdoni ta perpunoni deri sa te behet homogjen. Vendoseni brumin ne nje ene mbulojeni dhe lereni te vij  ne nje vend te ngrohte. Psh dhe ne furre me driten ndezur , duke e ngrohur fare pak. Lereni deri sa e dyfishoje volumin e tij. Pastaj punojeni serisht brumin, ndajeni ne copa dhe vendoseni ne taven ku do ta piqni, hidhini serisht nje mbulese dhe lerini te vijne ne temperature ambienti. Me pas ngrohni furren ne 220 grade , dhe futini ne pjekje per gati 20 min.
5 min e fundit ulni temperaturen ne 190 grade.

Kujdes : koha e pjekjes varet dhe nga madhesia qe keni bere ndarjet e brumit.

12.06.2017

UJE DHE LIMON



Pergatiteni ne nje gote me uje te vaket duke shtrydhur dhe gjysem limoni. Pijeni cdo mengjes dhe do ju ndihmoje shume per disintoksikimin e organizmit , favorizon tretjejn , rregullon nivelin e pH ,  pastron lekuren dhe jep energji.

12.05.2017

LAKRA E BARDHE

Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese, prej vitesh ajo është njohur dhe përdorur për veti të shumta kurative.
Lakra është një ndër ushqimet kryesore e cila ka një ndikim të dukshëm në sëmundjet tumorale. Sipas një studimi të publikuar në një revistë mjekësore prestigjioze amerikane rezulton se përdorin vazhdimisht lakrën kufizojnë rrezikun e tumorit në shtyllën kurrizore, një plagë e vërtetë e popullsisë mishngrënëse të perëndimit.
Lakra është një bime e cila mund të gjendet në disa lloje të ndryshme të cilat janë të njohura për aftësitë e tyre në sëmundje të ndryshme. Lëngu i shtrydhur i lakrës së zezë këshillohet për shërimin e ulçerës gastroduodenale dhe të kolitit ulceroz.
Një gjethe lakre e shtrirë me hekur dhe e vakët mbi ulçerën flebite ndikon në shërimin e saj të shpejtë. Por mbi të gjitha me lakrën ne mund të luftojmë sëmundjet e vogla të përditshme, që nga gripi e deri tek bronkiti i duhanpirësve.
Ju mund ta përdorni lakrën përmes disa pjesëve kryesore siç mund të jetë lulja, gjethet, rrënjët e freskëta. 

MUFFIN ME KAKAO DHE PORTOKALL

INGREDIENTET : 

375g miell - 2 veze - 3 luge sheqer - 75g  gjalpe temperature ambienti - 175g cokollate fondente - 756 kakao - lekura e nje portokalli - 1 bustine maja me vanilje - 275 ml qumesht - stampa per muffin.

PERGATITJA : 

Rrihni mire vezet me sheqerin deri sa te merrni nje perzjerje shkumoze. Sitni miellin dhe shtojeni ngadale bashke me gjalpin dhe qumeshtin, duke i trazuar me fruste. Shtoni lekuren e portokalles me copa te vogla , majane, kakaon dhe ne fund cokollaten me copa. Lyeni stampat me gjalpe dhe hidhini perzjerjen deri ne gjysme. Futini ne furre ne 180 grade per 25 min.

12.04.2017

TAGLIATELLE ME SALMON

INGREDIENTET : 

200g tagliatelle - 100g salmon i tymosur- nje luge vaj ulliri - nje qepe ( mundesisht e kuqe ) - piper i
zi- 4 luge panna - majdanoz- gjysem gote leng vegjetal ( opsional )

PERGATITJA : 

Presim salmonin me copa pak te medha , fillojme skuqim qepen me ngadale ne vajin e ullirit, kur sapo te jete gati shtojme lengun vegjetal ose ujin, me pas shtojme salmonin duke e gatuar pak , sa te marri ngjyre. Salmoni duhet te rrije i bute jo i thate.Fikim zjarrin , shtojme majdanoz dhe piper te zi dhe pergatitjen e mbulojme me kapak. Kur makaronat te jene zjere shtojme gjysem luge nga uji i tyre ne tigan ndezim zjarrin forte , i rrotullojme makaronat shtojme panna dhe pjesen tjeter te piperit me majdanoz.

Gati per tu servirur!

masat e ingredienteve jane per 2 persona

TORTE INTEGRALE ME YOGURT

INGREDIENTET :


200g miell te bardhe - 100g miell integral - 3 veze - 150g sheqer - 50g mjalte - 250 g yogurt natyral - nje bustine maja per embelsira - nje maje luge kripe - nje luge vaj ( jo ulliri ) - 200g rrush te thate ( fakoltative ) 

PERGATITJA : 

Fillojme duke bere taven me vaj dhe duke i hedhur pak miell qe torta mos te na ngjitet. Ndezim furren ne 180 °C.  Rrahim vezet me sheqerin, mjaltin dhe nje maje luge kripe deri sa te marrim nje perzjerje kompakte dhe me ngjyre te celet. Fillojme shtojme ngadale ( pjese ,pjese ) Yogurtin duke e trazuar me nje shpatull nga poshte larte, me pas vazhdojme keshtu dhe me miellin , ate te bardhe dhe ate integral. ( me pare te keni perzjere majane me miellin) . Vazhdoni duke hedhur rrushin e thate . Me pas futeni ne furren e nxehte dhe piqeni per rreth 30 min.

PURE ME DARDHE

Përbërësit:


• 1 dardhë e pjekur e vogël

Përgatitja:

1. Merreni dardhën lajeni, hiqini lëvozhgën, prejeni dhe largoni bërthamën.

2. Ziejeni në një tigan me një sasi të vogël të ujit deri sa të zbutet (rreth 5 minuta).

3. Bluajeni në blender dhe pureja është e gatshme për foshnjen tuaj.