5.30.2018

Biskota me Tërshërë

INGREDIENTET :

Një gotë e gjysmë (145gramë) me tërshërë,1 filxhan (125gramë) me miell shumë përdorimësh,1 filxhan (80gramë) me arrë kokosi të thatë dhe të paëmbëlsuar,1 lugë çaji me sodë buke Gjysëm luge çaji me kripë,1 lugë çaji me kanellë 1 gotë (200gramë) me sheqer kaf Gjysëm filxhani (112gramë) me gjalpë,1 lugë çaji me ekstrakt vanilje,1 lugë gjelle me qumësht,
PERGATITJA : 
Merrni një enë dhe në të hidhni tërshërën, miellin, arrën e kokosit, sodën e bukës, kripën dhe kanellën. Përziejini së bashku. Në një enë tjetër rrihni gjalpin me sheqerin kaf dhe më pas shtoni shurupin dhe
vaniljen. E gjithë masa duhet të bëhet kremoze dhe e butë. Më pas përpunojini të gjithë përbërësit së bashku me duar deri sa të formoni një brumë të mirëfilltë biskotash. Shtoni qumështin dhe më pas provojini nëse mund të përgatisni toptha të vegjël në dukje të thatë por të ngjitshëm. Nëse brumi është shumë i fortë dhe krokant atëherë shtoni më shumë qumësht që brumi të jetë lehtësisht i përpunueshëm. Topthat duhet t’i përgatisni ngadalë me duar dhe me pëllëmbë që të formoni masën e duhur rrumbullake e të njëtrajtshme. Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekjeje dhe piqini biskotat për 15 minuta.
Keshille : Sipas dëshirës recetës mund t’i shtoni arra, bajame ose fruta të thata.

Nessun commento:

Posta un commento