2.21.2018

VEZE MBRETERORE

INGREDIENTET : 
(per kater persona ) 8 vezë, 40 gr gjalpë, 150 gr oriz, kripë, majdanoz i grirë, 20 gr djathë kackavall..
Për salcën: 50 gr gjalpë, 30 gr miell, 500 ml qumësht, 1 lugë gjelle erëza të thata, piper, lëng limoni, 100 ml salcë kosi
PERGATITJA : 
Përgatitni vezët e posaçërisht salcën e beshamelit . per receten e kesaj salse mund te KLIKONI KETU. Shtoni pak lëng limoni, piperin dhe salcën e kosit. Në një enë të veçantë, në gjapë të nxehur, skuqni orizin dhe hidhni rreth 300 ml ujë, pak kripë dhe skuqni për gjysmë ore. Përzieni majdanozin e grirë dhe renditni orizin në pjatën për shërbim. Në të dekoroni disa vezë të prera prej së gjati, hidhni salcën e përgatitur dhe sasi të vogël të djathit te grire. Piqeni për rreth 15 minuta, në 220 gradë.

Nessun commento:

Posta un commento