12.15.2017

QOFTE ( HAMBURGER ) ME KUNGULL

INGREDIENTET : 

2 kunguj mesatare, 50 g djathe kackavall te grire , 50g buke te grire, gjysem thelpi hudher te grire mire , nje luge gjelle qepe te grire mire, 1 veze, kripe , piper , majdanoz.

PERGATITJA : 

Grijme kungujt dhe i shtrydhim per ti hequr sa me shume uje qe te mundemi, i perzjejme pastaj me djathin , buken,  erezat, qepen ,hudhren.
Menjane marrim vezen e trazojme me buke te grire serisht , marrim nje pjese te perberjes dhe e lyjeme te veza me buke.

Mund ti skuqim ne tigan me pak vaj ose ti pjekim ne furre.

keshille: Per ti thene shije me te forte dhe ndryshe ne brumin e pergatitur mund te shtojme pak menderz te thate .

Nessun commento:

Posta un commento