12.04.2017

TAGLIATELLE ME SALMON

INGREDIENTET : 

200g tagliatelle - 100g salmon i tymosur- nje luge vaj ulliri - nje qepe ( mundesisht e kuqe ) - piper i
zi- 4 luge panna - majdanoz- gjysem gote leng vegjetal ( opsional )

PERGATITJA : 

Presim salmonin me copa pak te medha , fillojme skuqim qepen me ngadale ne vajin e ullirit, kur sapo te jete gati shtojme lengun vegjetal ose ujin, me pas shtojme salmonin duke e gatuar pak , sa te marri ngjyre. Salmoni duhet te rrije i bute jo i thate.Fikim zjarrin , shtojme majdanoz dhe piper te zi dhe pergatitjen e mbulojme me kapak. Kur makaronat te jene zjere shtojme gjysem luge nga uji i tyre ne tigan ndezim zjarrin forte , i rrotullojme makaronat shtojme panna dhe pjesen tjeter te piperit me majdanoz.

Gati per tu servirur!

masat e ingredienteve jane per 2 persona

Nessun commento:

Posta un commento