12.15.2017

PANINE TE BUTA ME VAJ ULLIRI

INGREDIENTET : miell manitoba 250g , miell 00 250g, maja birre e fresket 12g, 250ml uje, 70 ml vaj ulliri , 20g kripe , 20g sheqer

PERGATITJA : merrni ujin dhe vakeni pak, shkrini ne te majane dhe lereni te pushoje deri sa te krjoj nje si tip shkume , atehere i bie te jete gati. Filloni te perzjeni brumin me te dy llojet e miellit, pastaj shtoni vajin kripen dhe sheqerin. Vazhdoni ta perpunoni deri sa te behet homogjen. Vendoseni brumin ne nje ene mbulojeni dhe lereni te vij  ne nje vend te ngrohte. Psh dhe ne furre me driten ndezur , duke e ngrohur fare pak. Lereni deri sa e dyfishoje volumin e tij. Pastaj punojeni serisht brumin, ndajeni ne copa dhe vendoseni ne taven ku do ta piqni, hidhini serisht nje mbulese dhe lerini te vijne ne temperature ambienti. Me pas ngrohni furren ne 220 grade , dhe futini ne pjekje per gati 20 min.
5 min e fundit ulni temperaturen ne 190 grade.

Kujdes : koha e pjekjes varet dhe nga madhesia qe keni bere ndarjet e brumit.

Nessun commento:

Posta un commento