12.29.2017

KEK ME KOS DHE ME FRUTA.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:
3 vezë ● 120g miell integral ● 100g miell ● 100g sheqer kaf ● 150g kos i bardhë me yndyrë ose kos me fruta ● 1 dardhë, 1 mollë, 1 banane, një portokall, një kivi ● 1 bustinë me sodë për ëmbëlsira (16 gr) të tretur me 2 lugë qumësht ● një grusht sheqer kaf për ta spërkatur
PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180°c, qërojmë frutat dhe i ndajmë në feta.
1.Me rrahësin e vezëve me dorë, rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, miellin dhe sodën e tretur më parë në
qumësht. I përziejmë të gjitha deri sa të përftojmë një brume homogjen. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell.
2.Shpërndajmë frutat te brumi në tavë, e spërkasim sipër me sheqer kaf dhe e pjekim për 40/45 minuta në furrën e
ngrohur më parë. E heqim nga tava kur të jetë ftohur plotësisht.

Nessun commento:

Posta un commento