12.23.2017

RIZOTO DETI

INGREDIENTET : 


400g oriz, 1 porcion zafferano, 2 domate, 2 luge gjelle majdanoz i grire holle, 1 gote vere e bardhe,  gjysem qepe , 2 thelpij hudher, fruta deti , midhje te ndryshme , kallamare , karkaleca etj, vaj ulliri, piper i zi.

PERGATITJA : 

pergatitja fillon me pastrimin e frutave te detit. vini midhjet ne tigan me nje thelp hudher pak vaj dhe lerini ne zjarr per pese min deri sa te hapen. ne nje tigan tjeter, me dy luge vaj vini te skuqet nje thelp hudher te grire shume holle, bashke me sepie kallamare ose oktapod ( mund te jene dhe pak te zjere me perpara ) shujani me gjysem gote vere. menjane skuqni qepen e grire holle me orizin , dhe shujani ne pas me veren e bardhe qe ju ka ngel, dhe vazhdoni me gatimin e orizit me uje, duke shtuar dhe lengun qe kane leshuar midhjet. shtoni me pas midhjet karkalecat , fruta te tjere nese keni, domatet te bera ne kubike te vegjel, dhe ne fund  zafferano, piper dhe majdanoz.

Keshille. nese frutat e detit i zjeni pak me perpara, lengun e tyre mund ta perdorini per zjerjen e orizit.

Nessun commento:

Posta un commento