12.23.2017

ROSTO ME MISH DERRI

INGREDIENTET : 

mish derri cope e madhe e pa prere , preferohet pjesa e peshkut te shpines, 2 karrota , 2 dege selino , 2 qepe ,2 thelpinj hudher , piper te zi , pak koncentrat vegjetal, fara finoku te eger, rozmarine, pak timo ose rigon , vaj ulliri , nje gote vere e bardhe, 2 gjethe dafine.

PERGATITJA:

Lidhim mishin me spango, me pas ne nje tigan ku kemi hedhur vajin e nxehte e skuqim nga te gjitha anet. ne kete menyre ndalojme qe lengjet te dalin nga copa e mishit. Te i njeiti vaj veme te skuqen pak te gjitha perimet e prera ne copa jo te vogla. pasi te jene skuqur ne nje tave vendosim mishin perimet perreth te gjitha erezat dhe pak kripe. siper i hedhim vajin qe kishim perdorur per skuqje. e futim ne furre ne 180 grade. pas nje cerek ore i bejme nje sperkatje me veren e bardhe dhe vazhdojme pjekjen. nese furra eshte me sonde pjekja vazhdon deri sa ne zemer tempreatura te arrije 70grade. ne te kundert pjejka zgjat rreth nje ore e gjysem.gjate pjekjes mishin dhe perimet mund dhe ti kthejme ne ane tjeter, mund dhe te shtojme pak uje. kur piqet mishin e nxjerrim menjane pa i prere fijet. perimet nese nuk jane shume te buta , i zjejme dhe pak ne nje tenxhere, me pas i kalojme ne pinner ose mikser. nese lengu nuk eshte mjaftueshem i trashe mund te hidhini pak miell ose maizena.
prisni mishin me fete dhe servireni duke hedhur pak nga salsa qe keni pergatitur.



Nessun commento:

Posta un commento