12.20.2017

GJALPI I MOLLES ( recete e shendetshme dhe djetike )

INGREDIENTET : 

2 kg mollë (të llojeve të ndryshme (Fuji, Granny Smith, Annurca), të qëruara, me zemër të hequr dhe të prera në copa.)
230 ml uthull molle
500 gr sheqer
30 ml lëng limoni
5 gr kanellë pluhur
2 gr arrëmyshk
3 copë rrënjë karafili
3 gr xhenxhefil

PERGATITJA : 

Vini  mollët dhe uthullën e mollës në një tenxhere që mundësisht të ketë fund qeramike dhe të jetë e rëndë. Lërini të ziejnë në zjarr të mesëm. Mbulojini dhe lërini sa mollët të jenë zbutur plotësisht (duhen afro 20 min). Futini në mikser. Hidheni masën sërish në tenxhere dhe vijoni zierjen me zjarr të avashtë. Shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe të gjitha erëzat, vazhdoni zierjen pa kapak derisa të marrë ngjyrë të errët dhe të jetë trashur (do t’ju duhen rreth 2 orë). Përziejeni shpesh në mënyrë që të mos ngjisë ose digjet. Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti dhe hidheni në një kavanoz me mbyllje hermetike. Mbajeni në frigorifer deri në 3 javë.

Nessun commento:

Posta un commento