2.28.2018

E dini sa gramë ushqim për person duhet të hani çdo ditë?

Jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse nuk do të gatuanim më shumë ose më pak ushqim. Harper’s Bazaar i kërkoi nutricionistit Julian Gaine për të treguar se sa gramë nga ushqimet e zakonshme duhet të hamë çdo ditë.
Duke përdorur udhëzimet e NHS, Julian ka parashtruar saktësisht se sa duhet të hamë nga shumica e grupeve ushqimore kryesore, bazuar në gjininë dhe nëse dëshironi të dobësoheni ose jo.
Këto udhëzime janë vlera mesatare për të rriturit e moshës 18-50 vjeç, me shëndet të mirë me një nivel të moderuar të aktivitetit ditor (për shembull: një ecje e shpejtë prej 30 minutash në ditë).
MAKARONAT : 
Nëse jeni femër dhe doni të mbani peshë, duhet të hani për porcion: 111g
Nëse jeni femër dhe doni të humbni peshë, duhet të hani për porcion: 36g
 Nëse jeni një mashkull dhe doni të mbani peshë, duhet të hani për porcion: 140g
Nëse jeni një mashkull dhe doni të humbni peshë, duhet të hani për porcion: 81g

2.27.2018

SALLATA KAPRICOZE

INGREDIENTET : 

60g karrota , 50g spec i kuq i madh , 50g selino , 25g uje , 25g udhull vere e bardhe , kripe , sheqer ,
80 g majoneze .


PERGATITJA : 

Perimet pastrohen dhe prihen te gjithe ala joulienne. me pas i vini te gjitha perimet ne nje tigan qe nuk ngjit , perzjeni ujin me uthullen , i hidhni te perimet duke shtuar dhe kripe. ndizni zjarrin dhe gatoini per 10 min nga vlimi. ne fund te gatimit shtoni dhe sheqerin. lerini te ftohen per 10 min kulloini dhe lerini te thahen , me pas i perzjeni  dhe me majonezen. lereni te pushoje pak ne frigorifer.


Keshille : kjo lloj sallate mund te perdoret shume mire dhe per mbushjen e sanduiceve te ndryshem, sidomos per ata qe pergatiten me proshuta ose sallame te pjekur me pare ne avull.

2.23.2018

KIME ME MISH VICI TE GRIRE DHE VEZE

Kima me vezë është një pajtë që përdoret gjerësisht nga mamatë dhe që pëlqehet nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Si çdo gatim tjetër, edhe ajo ka sekretet e saj. Së pari duhet ta lini që të gatuhet në zjarr të ngadaltë dhe të vendosni gjithë përbërësit dhe erëzat që i japin shije. Veza duhet të hidhet vetëm në fund të gatimit në mënyrë që të mos thahet e të bëhet e pangrënësheme!
INGREDIENTET :
për 4 persona:
Qepë e kuqe, e madhe
200 gr mish të grirë viçi
4 vezë
100 gr mish të grirë derri/gici
1 karotë
1 degë selino
2-3 domate të pjekura mirë (domate konservë)
3-4 thelpinj hudhër
Pak qumësht (gjysmë filxhani)
Vaj ulliri
Kripë, piper, majdanoz (erëza të tjera që pëlqeni)
PERGATITJA : 
Pastroni dhe grini imët qepën, karotën dhe selinonë. Skuqini bashkë në një tigan të mëadh dhe më pas shtoni dy llojet e mishrave. Kaurdisni për disa minuta deri sat a shihni që jaën zbutur. Shtoni domatet e prera në kubikë, hudhrën dhe rregulloni shijen me kripë e piper. Shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë për disa minuta me kapak. Në fund hidhni vezët, mbylleni sobën dhe lëreni tiganin me kapak. Shtoni në fund pak vaj ulliri.

2.22.2018

CAJ I RIGONIT , THJESHTE UNIK

Gjethet e bimës mesdhetare të rigonit që i përket familjes botanike Oreganum vulgare përdoren të njoma dhe të thara, por mund të grihen dhe të përdoren edhe në çaj. Përveç aromës së tyre të fortë, gjethet e rigonit përmbajnë 40 përbërës aktivë mjekësorë. Këto gjethe janë një kurë tradicionale në mjekësinë popullore, ndërkohë që shumë studime klinike kanë vërtetuar dobinë e madhe dhe rëndësinë shëndetësore të çajit të rigonit. Studiuesit kanë zbuluar se shumë prej përbërësve aktivë të rigonit i përkasin kategorisë së

PESHK LEVREK NE TIGAN ME VERE

INGREDIENTET : 

peshk levrek ne madhesi mesatare, kater thelpinj hudher ,vere e bardhe 200ml , kripe e aromatizuar
piper , degeza te vogla rosmarine.

PERGATITJA : 

Pasi peshku te jete pastruar dhe thare vendosni ne barkun e peshkut , nje degez rozmarine , nje thelp hudher te prere holle ne feta , pak kripe , pak vaj ulliri. vendoseni peshkun ne nje tigan qe nuk ngjit me vaj ulliri. hidhini vere te bardhe , hidhni pjesen tjeter te hudhres , shtoni dhe kripe te aromatizuar.ngrini zjarin fort deri sa vaji te nxehet , pastaj me zjarr shume te ulet dhe me kapak gatueni per 10 min. me pas kthejeni nga ana tjeter dhe vazhdoni gatimin.

Keshille : nes lengu ne tigan gjate gatimit thahet shpejt mund te shtoni pak leng vegjetal. gatimi mund ti shtohen dhe pak patate me karrote , duke shtuar dhe pak timo. kjo rrecete perdoret shume mire per peshk te cilesise jo te pare si rezervati , ose peshk te ngrire.

2.21.2018

VEZE MBRETERORE

INGREDIENTET : 
(per kater persona ) 8 vezë, 40 gr gjalpë, 150 gr oriz, kripë, majdanoz i grirë, 20 gr djathë kackavall..
Për salcën: 50 gr gjalpë, 30 gr miell, 500 ml qumësht, 1 lugë gjelle erëza të thata, piper, lëng limoni, 100 ml salcë kosi
PERGATITJA : 
Përgatitni vezët e posaçërisht salcën e beshamelit . per receten e kesaj salse mund te KLIKONI KETU. Shtoni pak lëng limoni, piperin dhe salcën e kosit. Në një enë të veçantë, në gjapë të nxehur, skuqni orizin dhe hidhni rreth 300 ml ujë, pak kripë dhe skuqni për gjysmë ore. Përzieni majdanozin e grirë dhe renditni orizin në pjatën për shërbim. Në të dekoroni disa vezë të prera prej së gjati, hidhni salcën e përgatitur dhe sasi të vogël të djathit te grire. Piqeni për rreth 15 minuta, në 220 gradë.

2.20.2018

FILETO VICI ME PIPER JESHIL

INGREDIENTET : 
fileto vici e prere ne copa , nje luge gjalp , piper jeshil me kokrra , dy luge mustarde (senape) , panna per gatim , pak konjak. 

PERGATITJA : 

merni nje cope fileto , shtypni piperin jeshil dhe pastaj hidheni mbi mish, shtypeni pak me dore mishin qe piperi te penetroje ne brendesi, ( fileto eshte mish i bute dhe kjo gje behet kollaj ) . ne nje tigan shkrini gjalpin dhe me pas hidhni fileton duke e skuqur nga te gjitha anet.  hiqini dhe mbajini ne nje vend te ngrohte, ne lengun qe ka ngelur hidhni konjakun, dhe me pas mustarden, me pas panen dhe serisht piper jeshil.
Hidhni serisht fileton per pak minuta dhe me pas servireni.


Keshille : mishi ne gjap duhet vetem te marri ngjyren nga jashte por jo te gatuhet, kur mishi hidhet serisht ne salsen e krijuar duhet patur kujdes pjekja. (fileto nuk duhet te jete shume i pjekur ) 
mund ti lidhni copat e mishit me nje spango horizontalisht per te patur nje aspekt me te bukur. 

2.19.2018

MELCI VICI ALLA VENEZIANA

INGREDIENTET : 

600g melci, 2 qepe , 1 luge udhull , 1/2 vere te bardhe , miell , 30g gjalp , kripe , piper

PERGATITJA : 

Ne tre kuge vaj skuqni qepen , pastaj sfumoheni me nje luge udhull. Pritni melcine ne feta dhe nese e doni me te bukte lyheni pak me miell.Kur qepa te jete skuqur hidhni dhe gjalpin e me pas hidhni fetat e melcise , lerini te skuqen per 4-5 min. me pas sfumojeni me veren e bardhe, rregullojeni me kripen dhe piperin , dhe lereni qe leng te dendesohet. Sherbejeni me pak leng.


Keshille : Mund te perdorni dhe ereza te tjera si rigon, (me mire timo )  majdanoz dhe pak hudher. Mund ta sherbeni me miell misri te gatuar e me pas te pjekur ne zgare.




2.17.2018

TORTA MAGJIKE

INGREDIENTET : 

4 veze , 150 g sheqer , 120g miell , 500ml qumesht , 130g gjalp , armoe vanilje ,nje luge leng limoni.

PERGATITJE : 

Si fillim , shkrini gjalpin ngadale dhe mbajeni te vaket , ngrohni qumeshitn pa e lene te vloje dhe pastaj aromatizoheni me vanilje. Ndani te bardhen nga e verdha e vezes. Filloni te rrihni te verdhat me sheqerin me pas shtoni gjalpin dhe me pas qumeshtin deri sa te perzihen mire. Pastaj shtoni miellin ngadale duke patur shume kujdes mos te krijohen topa. Me pas rrihni te bardhat e vezeve deri sa te krijohet shkume shtoni dhe lengun e limonit. bashkoheni me pjesen tjeter. Pastaj hidheni ne taven e duhur me leter furre nga poshte dhe piqeni per gati 75min ne 150 grade. pas pjekjes lereni per rreth nje ore te ftohet ne ambient e me pas rreth dy ore ne frigorifer.

Keshille : kujdesuni qe vezet te jene temperature ambienti , pergatitja do jete shume likuide para se te futet ne furre , mos u dekurajoni per kete. Pasi dhe te jete ftohur tortes mund ti shtoni dhe gjera te tjera si sheqer pluhur, karamel , nutella etj.

2.15.2018

Shapkat ose LAPORITE me SPINAQ

PERGATITJA : 

Fllimisht vrasim spinaqin me qepët dhe me erëzat. Pastaj shtojmë gjithë përbërësit e tjerë që i trazojmë. Shtojmë më pas aty një gotë qumësht tek tepsia dhe pastaj hedhim miellin e misrit. I përziejmë të gjitha. Më pas e hapim në një tepsi dhe e fusim në furrëpër ta pjekur në 250 gradë Celcius derisa të marrë një faqe rozë.

Keshille : ne kete recete keshillohte qe te kete ereza me bollek. 

2.14.2018

SPECA TE MBUSHUR NDRYSHE

  • INGREDIENTET
  • spec i kuq (të mëdhenj),2sardele,3 lugë gjelle ullinj (me fara të hequra, të copëtuar, të përgatitur) ,2 lugë gjelle kaper (të kripur, të shpëlarë)  ,1 thelpi hudhër (i qëruar),1/3 filxhan majdanoz (i freskët),1/4 filxhan bajame (të qëruara, të copëtuara).   
 PERGATITJA :
Nxehim paraprakisht furrën në 200 gradë C. Presim specat në katërsh dhe iu heqim farat dhe cipën. Shtrijmë specat e prerë anash lart në fletën e pjekjes dhe i pjekim për 15 minuta. Ndërkohë që specat piqen, shtojmë sardelet, ullinjtë, hudhrën, majdanozin dhe bajamet në tasin e procesorit të ushqimit dhe i rrahim derisa të copëtohen imët. I sezonojmë me kripë, piper dhe spec djegës nëse e përdorim. I spërkasim me rreth 3/4 filxhan vaj ulliri dhe i rrahim derisa të përzihen. Vendosim thërrimet e bukës në një tas të vogël dhe shtojmë rreth 1/3 deri në 1/2 filxhan përzierje sardelesh dhe i trazojmë që të përzihen mirë. E ruajmë pjesën tjetër të salcës së sardeleve për përdorim tjetër. Heqim specat nga furra dhe mbi çdo spec spërkasim me përzierjen e thërrimeve. I kthejmë në furrë edhe për 10-15 minuta të tjera.I lemë të ftohen në temperaturën e dhomës përpara se t’i shërbejmë.

2.13.2018

RECETA E Croissant

Përziejmë 500 g gjalpë me 50 g miell dhe formojmë një brumë të cilin e vëmë të pushojë në frigorifer.Shkrijmë në ujë majanë dhe përziejmë me pjesën e mbetur të miellit. Zëmë brumin duke shtuar me radhë të gjithë përbërësit: qumështin, sheqerin, kripën, vezët një nga një, i punojmë për 30 minuta deri kur brumi të bëhet i butë.Më pas e mbështjellim masën e brumit me qese kuzhine dhe e vendosim për një natë në frigorifer.Të nesërmen hapim me petës të dyja masat e brumit, atë me maja dhe atë me gjalpë së bashku. Në mes të tyre vendosnim masën e mbetur të gjalpit për t'i bashkuar.Pas kësaj e palosim petën më katërsh dhe e lëmë për 30 minuta në frigorifer. Më pas e hapim përsëri petën me trashësi 0.5 cm.Më pas e ndajmë petën në trekëndësha të vegjël i mbushim me pak reçel ose çokollatë, kjo në varësi të dëshirës. I lëmë sërish të vijnë për rreth 2 orë në temperaturë ambienti, i lyejmë me vezë dhe i vëmë të piqen në furrë në temperaturën180-190° për 20 minuta.

2.08.2018

FILETO PULE ME SALSE MUSTARDE

INGREDIENTET : 
për 4 persona:
8 fileta gjoks pule të holla
1-2 lugë salce sosi të bardhë
100g djathë grire
150-200ml pana ose qumësht
Vaj ulliri, gjethe sherbele, majdanoz i grirë
2 thelpinj hudhër
1/2 lëng limoni
mustarde 4 luge 
Kripë, piper sipas nevojës
PERGATITJA : 

1.Rrahim filetot e mishit per t’i bere sa me te holla duke i mbuluar me parë me letër plastike për kuzhinë.

2.Te çdo fileto mishi vendosim afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grira ose majdanoz nese nuk e preferoni sherbelen. I mbledhim si role dhe i fiksojmë me një kunje druri 

3.Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim rolete e mishit. Pastaj i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni.

4.Shtojmë në tigan salcë sosi të bardhë, panën , mustarden dhe i lemë në flakë të ulët për 10 minuta, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet. Nese salca trashet shumë, e hollojme me pak pana ose qumësht tjetër.
5.I shërbejë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatat me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele.

Keshille : mustarda mund te perdoret dhe ne versionin kokerr, mund te shtohen dhe disa thelpinj arre.

2.07.2018

SUPE KREMOZE ME KUNGULL DHE DJATHE

INGREDIENTET : 
3 kunguj • 1 thelb hudhër • 1 qepë e kuqe ose qepë e vogël jo shume
• gjethe mente ose nenexhiku • 3 lugë pana;
djegëse • lëng perimesh I valuar, sipas nevojës
2 role djathë shume i bute ,  ose djathë tjetër kremoz • vaj ulliri, kripë e piper, sipas nevojës
PËRGATITJA:

1. Në një tenxhere me 3 lugë vaj ulliri skuqim për 5 minuta kungullin të prerë në kubikë të mëdhenj, bashkë me qepën
e grirë, hudhrën dhe 4 gjethe mente. Shtojmë lëng të valuar dhe i lëmë në zjarr të ulët për 15 minuta.
2. Grijmë në blender të gjithë masën bashkë me panën dhe nëse është nevoja shtojmë edhe pak lëng derisa të jetë aq kremoze sa duam. E rregullojmë për kripë e piper.
E shërbejmë nëpër gota ose tasa të vegjël duke i vënë sipër nga një lugë djathë dhie të freskët, gjethe mente, pak piper dhe disa pika vaj ulliri.
Keshille : kungujt mund te skuqen dhe ne pak gjalpe te shkrire dhe jo ne vaj , ose ne nje mix te ndermjetem. si kungulli mund te shtoni dhe nje patate .

2.06.2018

KUNGUJ TE MBUSHUR

INGREDIENTET : 

5 kunguj jeshil e erret , 150gr mish i grire , 50 g djath kackavall i grire , 1 veze , piper , majdanoz , nje thelp hurdher , 1/2 qepe , pak vaj ulliri, buke e grire . 

PERGATITJA : 

marrim kungujt i pastrojme ekstremitetet dhe i veme per 7min ne uje te valuar. me pas i heqim kur ftohen i ndajme ne mes per se gjati dhe me nje luge gerryejme pjesen e brendshme. pergatisimi mbushjen me pjeset e kungullit qe kemi grryer , qepen e grire ,hudhren , mishin erezat , vezen, buken e grire. enen ku kemi pergatitur mbushjen e mbulojme dhe e leme minimalisht nje ore ne frigorifer. me pas fillojme mbushim kungujt, i hedhim pak djathe te grire lart e me pas i fusim ne furre, per rreth 30 min ne 200 grade. \

Keshille : ne pergatitjen e mbushjes mund te perdorni dhe ereza te tjera si psh mente (nenexhik ) dhe koper. Ne vend te bukes se thate te grire mund te perdorni buke te zbutur ne uje. Pjekja eshte mire te kontrollohet dhe me sy. 

2.05.2018

TASQEBAP RECETE SHTEPIE

  • INGREDIENTET : 
  • 600 gr mish viçi
  • 3-4 kokrra qepë
  • 1 ls miell
  • 125 ml verë
  • 1 lgj salcë
  • 2 domate në rende
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 1 gjethe dafine
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
PERGATITJA : 
1 Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël.
2. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.
3. Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij.
4. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar.
5. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë.
6. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine.
7. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare.
8. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.
Keshille : mund te shtoni pak spec dieges , ose gjate zjeries disa kokrra dellenje, mund ta kaloni dhe 5min ne furre. 

2.03.2018

SALSA BESHAMEL

INGREDIENTET :

per 1lt beshamele. 100 g gjalp , 100g miell, kripe , arre moskat.

PERGATITJA :

ne nje ene shkrini gjalpin me zjarr te ngadalte , pastaj me nje fruste shtoni miellin dhe perzjejeni fort qe mos te krijohen topa , pastaj me zjarr te ngadalte trazojeni deri sa te marri ngjyre te arte.
Hidhni fillimisht pak qumesht qe te zbutet fundi i enes ku po gatuani dhe me pas pjesen tjeter te qumeshtit duke e trazuar energjetikisht.shtoni kripen dhe arren moskat.  vazhdoni keshtu deri sa salsa te dendesohet dhe fillon te vloje. ne ate moment salsa eshte gati.


Keshille : qumeshtin duhet te jete i yndyrshem , dhe mire eshte qe te jete i ngrohur pak me perpara se te hidhet ne miellin me gjalp. nese doni nje salse me te holle zvogeloni sasine e gjalpit dhe miellit. sasia e gjalpit dhe miellit shkon gjithmone ne doza te barabarta.

2.01.2018

PIZZOCHERI , MAKARONAT E CUDITSHME...

INGREDIENTET : 

500gr pizzoccheri
250gr pazi 
250 g laker e bardhe
8-9 kokrra mesatare patate
dy kokrra hudhre
nje tufe salvia, ( sherebele ) 
200gr gjalpe
300gr djath Fontina

PERGATITJA : 


Pritini patatet, djathin, sherebelin dhe pazine dhe lakren ne copa te vogla. Per pazine, ndani fillimisht gjethet jeshile nga kercelli i bardhe, dhe pastaj pritini. Mbajini te ndara nga njera tjetra sepse kane kohe te ndryshme zierjesh. Kur te keni mbaruar kete faze, merrni nje tenxhere te thelle, mbusheni me uje, hidhini kripe dhe vereni ne zjarr te forte. Njesoj sic beni per makaronat.Derisa te behet uji: Ne nje tigan hidhni gjalpin, lereni te shkrihet ne zjarr te avashem. Shtoni sherebelin dhe hudhrat e shtypura. Kaurdisini per disa minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane. Nderkohe ne tenxheren me ujin qe vlon shtoni pizzoccheri, patatet dhe kercellin e pazise. Lereni te zjeje per rreth 10 minuta. me pas shtoni lakren e bardhe , Shtoni gjethet e pazise dhe lerini te zjejne shume shkurt, rreth 5 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri, kulloni ujin.
Merrni nje tave furre dhe filloni te shtroni ingredientet ne shtresa: nje shtrese pizzoccheri, patate, pazi, laker te bardhe ,sperkatini me sherebel , hudher dhe gjalpe te shkrire , shtojini nje shtrese Fontina. Perseriteni disa here kete ritual, derisa t’i keni mbaruar te gjitha ingredientet. Futeni ne furren e paranxehur ne 220°C dhe lereni te piqet aq sa te kete marre nje kore te arte siper. Hiqeni nga furra dhe ndajeni neper pjata.
Keshille : mund te perdoren disa lloje djathrash te bute, zjerjen e perimeve mund ta beni me perpara dhe pizzoccherit me pas ti zjeni ne ujin e tyre.