- INGREDIENTET :
- 600 gr mish viçi
- 3-4 kokrra qepë
- 1 ls miell
- 125 ml verë
- 1 lgj salcë
- 2 domate në rende
- 2-3 thelpinj hudhër
- 1 gjethe dafine
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
PERGATITJA :
1 Fillimisht lajmë mishin e thajmë dhe e presim në kubikë të vegjël.
2. Qepët i presim hollë në kubikë ose në feta të holla.
3. Vendosim në tenxhere vajin dhe sapo ai të ngrohet fillimisht vendosim mishin dhe e kaurdisim sa të përthithë lëngun e tij.
4. Më pas shtojmë qepët dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë të verdhë të theksuar.
5. E pudrosim me pak miell dhe e përziejmë pak duke e shuar me verë.
6. Shtojmë më pas salcën dhe domatet e grira në rende dhe një gjethe dafine.
7. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë 10 minuta në temperaturë mesatare.
8. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi, shtojmë pak ujë të ngrohtë sa të mbulohet mishi dhe e lemë përsëri të ziejë në temperature mesatare derisa piruni të ngulet lehtë në mish.
Keshille : mund te shtoni pak spec dieges , ose gjate zjeries disa kokrra dellenje, mund ta kaloni dhe 5min ne furre.
Nessun commento:
Posta un commento