2.23.2018

KIME ME MISH VICI TE GRIRE DHE VEZE

Kima me vezë është një pajtë që përdoret gjerësisht nga mamatë dhe që pëlqehet nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Si çdo gatim tjetër, edhe ajo ka sekretet e saj. Së pari duhet ta lini që të gatuhet në zjarr të ngadaltë dhe të vendosni gjithë përbërësit dhe erëzat që i japin shije. Veza duhet të hidhet vetëm në fund të gatimit në mënyrë që të mos thahet e të bëhet e pangrënësheme!
INGREDIENTET :
për 4 persona:
Qepë e kuqe, e madhe
200 gr mish të grirë viçi
4 vezë
100 gr mish të grirë derri/gici
1 karotë
1 degë selino
2-3 domate të pjekura mirë (domate konservë)
3-4 thelpinj hudhër
Pak qumësht (gjysmë filxhani)
Vaj ulliri
Kripë, piper, majdanoz (erëza të tjera që pëlqeni)
PERGATITJA : 
Pastroni dhe grini imët qepën, karotën dhe selinonë. Skuqini bashkë në një tigan të mëadh dhe më pas shtoni dy llojet e mishrave. Kaurdisni për disa minuta deri sat a shihni që jaën zbutur. Shtoni domatet e prera në kubikë, hudhrën dhe rregulloni shijen me kripë e piper. Shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë për disa minuta me kapak. Në fund hidhni vezët, mbylleni sobën dhe lëreni tiganin me kapak. Shtoni në fund pak vaj ulliri.

Nessun commento:

Posta un commento