INGREDIENTET :
4 veze , 150 g sheqer , 120g miell , 500ml qumesht , 130g gjalp , armoe vanilje ,nje luge leng limoni.
PERGATITJE :
Si fillim , shkrini gjalpin ngadale dhe mbajeni te vaket , ngrohni qumeshitn pa e lene te vloje dhe pastaj aromatizoheni me vanilje. Ndani te bardhen nga e verdha e vezes. Filloni te rrihni te verdhat me sheqerin me pas shtoni gjalpin dhe me pas qumeshtin deri sa te perzihen mire. Pastaj shtoni miellin ngadale duke patur shume kujdes mos te krijohen topa. Me pas rrihni te bardhat e vezeve deri sa te krijohet shkume shtoni dhe lengun e limonit. bashkoheni me pjesen tjeter. Pastaj hidheni ne taven e duhur me leter furre nga poshte dhe piqeni per gati 75min ne 150 grade. pas pjekjes lereni per rreth nje ore te ftohet ne ambient e me pas rreth dy ore ne frigorifer.
Keshille : kujdesuni qe vezet te jene temperature ambienti , pergatitja do jete shume likuide para se te futet ne furre , mos u dekurajoni per kete. Pasi dhe te jete ftohur tortes mund ti shtoni dhe gjera te tjera si sheqer pluhur, karamel , nutella etj.
Nessun commento:
Posta un commento