500gr pizzoccheri
250gr pazi
250 g laker e bardhe
8-9 kokrra mesatare patate
dy kokrra hudhre
nje tufe salvia, ( sherebele )
200gr gjalpe
300gr djath Fontina
PERGATITJA :
Pritini patatet, djathin, sherebelin dhe pazine dhe lakren ne copa te vogla. Per pazine, ndani fillimisht gjethet jeshile nga kercelli i bardhe, dhe pastaj pritini. Mbajini te ndara nga njera tjetra sepse kane kohe te ndryshme zierjesh. Kur te keni mbaruar kete faze, merrni nje tenxhere te thelle, mbusheni me uje, hidhini kripe dhe vereni ne zjarr te forte. Njesoj sic beni per makaronat.Derisa te behet uji: Ne nje tigan hidhni gjalpin, lereni te shkrihet ne zjarr te avashem. Shtoni sherebelin dhe hudhrat e shtypura. Kaurdisini per disa minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane. Nderkohe ne tenxheren me ujin qe vlon shtoni pizzoccheri, patatet dhe kercellin e pazise. Lereni te zjeje per rreth 10 minuta. me pas shtoni lakren e bardhe , Shtoni gjethet e pazise dhe lerini te zjejne shume shkurt, rreth 5 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri, kulloni ujin.
Merrni nje tave furre dhe filloni te shtroni ingredientet ne shtresa: nje shtrese pizzoccheri, patate, pazi, laker te bardhe ,sperkatini me sherebel , hudher dhe gjalpe te shkrire , shtojini nje shtrese Fontina. Perseriteni disa here kete ritual, derisa t’i keni mbaruar te gjitha ingredientet. Futeni ne furren e paranxehur ne 220°C dhe lereni te piqet aq sa te kete marre nje kore te arte siper. Hiqeni ngae furra dhe ndajeni neper pjata.
Keshille : mund te perdoren disa lloje djathrash te bute, zjerjen e perimeve mund ta beni me perpara dhe pizzoccherit me pas ti zjeni ne ujin e tyre.
Nessun commento:
Posta un commento