4.05.2018

TRILECE

INGREDIENTET : 
Per pandispanjen duhen:
7 kokrra veze
10 luge gjelle miell
10 luge gjelle sheqer
pak sode buke
1 lt qumesht normal
1 lt pana per torta
1 kuti qumesht panda 350gr
krem karamel per trilece ose reçel te miksuar.

PERGATITJA : 

Ne fillim bejme pandispanjen, ( per receten kliko ketu ).E hedhim ne nje tave te lyer me gjalp, dhe e pjekim ne 180 grade.Mos e hapni soben 30 minutat e para, sepse ulet embelsira.Pasi eshte pjekur e shpojme me kruajtse dhembesh, hedhim ne fillim ne tepsi panen, e vendosim pandipanjen, duke e shtypur me duar qe te thithe panen.Ne nje ene perzjejme qumeshtin panda dhe qumeshtin normal dhe ja hedhim persiper, ne fund vendosim krem karamelin.

Nessun commento:

Posta un commento