INGREDIENTET :
për 4 persona:
8 fileta gjoks pule të holla
1-2 lugë salce sosi të bardhë
100g djathë grire
150-200ml pana ose qumësht
Vaj ulliri, gjethe sherbele, majdanoz i grirë
2 thelpinj hudhër
1/2 lëng limoni
mustarde 4 luge
Kripë, piper sipas nevojës
PERGATITJA :
1.Rrahim filetot e mishit per t’i bere sa me te holla duke i mbuluar me parë me letër plastike për kuzhinë.
2.Te çdo fileto mishi vendosim afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grira ose majdanoz nese nuk e preferoni sherbelen. I mbledhim si role dhe i fiksojmë me një kunje druri
3.Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim rolete e mishit. Pastaj i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni.
4.Shtojmë në tigan salcë sosi të bardhë, panën , mustarden dhe i lemë në flakë të ulët për 10 minuta, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet. Nese salca trashet shumë, e hollojme me pak pana ose qumësht tjetër.
5.I shërbejë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatat me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele.
Keshille : mustarda mund te perdoret dhe ne versionin kokerr, mund te shtohen dhe disa thelpinj arre.
Nessun commento:
Posta un commento