4.18.2018

KREM I FTOHTE ME KAFE ( desert i thjeshte per stinen e veres )

INGREDIENTET : 

 5 filxhanë me kafe ekspres ose kafe Nestle + 1 ose 2 lugë sheqer ● 500 ml pana e ftohtë, nga frigoriferi ● 3 fletë xhelatine (6 g të tria) ● 5 lugë sheqer pluhur. 

PERGATITJA: 

)Përgatisim kafetë, u hedhim sheqerin dhe i lëmë të ftohen.
2) Fletët e xhelatinës i vëmë të hidratohen në një tas me ujë të ftohtë për 10 minuta. Më pas i shtrydhim me dorë nga uji i tepërt dhe i tresim në një tigan në flakë, me 2 lugë pana. E heqim pa marrë valë akoma dhe e lëmë mënjanë të vaket.
3)Bëjmë marengë me panën (si të ngrirë) duke shtuar pak nga pak sheqerin pluhur. Më pas marrim 2 lugë nga pana dhe i shtojmë në tiganin ku kemi tretur xhelatinën. Më pas, këtë e hedhim në tasin ku kemi panën. E përziejmë me kujdes me spatul, me lëvizje nga poshtë lart derisa të bëhet krem homogjen.
4)Kafenë e ftohur e shtojmë në tasin ku kemi përzierjen tonë. E përziejmë me delikatesë derisa kremi të bëhet homogjen. Për ta nxjerrë sa më bukur, e hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe mbushim gotat me të. Në rast të kundërt, e shpërndajmë me lugë. Zbukurojmë kremin me pak pluhur kafeje dhe kokrra kafeje. I ruajmë në frigorifer, të mbuluara me qese kuzhine deri në momentin kur do t’i shërbejmë, por jo më pak se 3-4 orë. Të nesërmen është akoma më e mirë.

Nessun commento:

Posta un commento