INGREDIENTET :
5 kunguj jeshil e erret , 150gr mish i grire , 50 g djath kackavall i grire , 1 veze , piper , majdanoz , nje thelp hurdher , 1/2 qepe , pak vaj ulliri, buke e grire .
PERGATITJA :
marrim kungujt i pastrojme ekstremitetet dhe i veme per 7min ne uje te valuar. me pas i heqim kur ftohen i ndajme ne mes per se gjati dhe me nje luge gerryejme pjesen e brendshme. pergatisimi mbushjen me pjeset e kungullit qe kemi grryer , qepen e grire ,hudhren , mishin erezat , vezen, buken e grire. enen ku kemi pergatitur mbushjen e mbulojme dhe e leme minimalisht nje ore ne frigorifer. me pas fillojme mbushim kungujt, i hedhim pak djathe te grire lart e me pas i fusim ne furre, per rreth 30 min ne 200 grade. \
Keshille : ne pergatitjen e mbushjes mund te perdorni dhe ereza te tjera si psh mente (nenexhik ) dhe koper. Ne vend te bukes se thate te grire mund te perdorni buke te zbutur ne uje. Pjekja eshte mire te kontrollohet dhe me sy.
Nessun commento:
Posta un commento