1.31.2018

LAZANJE ME KUNGULL DHE PATATE

INGREDIENTET : 
( per kater persona ) 400 g kunguj, 300 g patate 150g mozzarella , 3 veze 70 g djath kackavall i grire, vaj ulliri, kripe , piper, borzilok.

PERGATITJA : 

qeroni patatet dhe pritini ne feta , pastaj me pak vaj futini ne furre per gati 20 min ne 200grade. 

Pritni kungujt ne feta gati nje cm dhe futini serisht ne furre si patatet, pritni me feta te holla mozarellen , merrni ne tave te vogel dhe filloni shtrimin. rrihni vezet me kripe e piper, filloni duke shtruar nje rradhe kunguj pastaj djathin e grire , mozarellen , pastaj patatet , e keshtu me rradhe deri sa tava te mbushet . shtresa e fundit mbyllet me djathe te grire dhe me veze. Futini ne furre per gati 30 min me 200grade. 


Keshille : fletet e borzilokut mund ti hidhni ndermjet shtresave , nese nuk ju pelqen veza mund ta eleminoni ose te perdorni djath stracchino ose pak salse beshamel.


1.29.2018

SCALOPPINE ( ESKALLOP ) ME MISH PULE DHE LIMON

INGREDIENTET : 

gjoks pule i prere ne feta , pak miell , leng limoni , piper te zi , 50gr gjalp 

PERGATITJA : 

Merrni fetat e mishit dhe pasi ti keni rrhaur pak i lyeni me miell, eleminoni miellin e tepert , shkrini gjalpin ne tigan, me pas ngrini flaken dhe skuqni pak mishin nga nje ane dhe nga ana tjeter , hidhni lengun e limonit , dhe lerini te zjejne per disa minuta. sapo salsa te filloje te dendesohet rregullojeni me kripen dhe piperin e zi.


Keshille : kjo eshte nje pjate shume e thjeshte dhe e pelqyer nga femijet. mund te shtoni disa ereza te tipit rozmarine ose timo.

Supë kremoze me Perime

  • INGREDIENTET 
  • qepë (e madhe, e qëruar dhe e prerë imët)
  • 2 thelpinj hudhër (të prerë imët)
  • karotë (të mëdha, të qëruara dhe të prera në kube të vegjël)
  • 2 fije selino (të lara dhe të prera në masë sa karrotat)
  • 4 lugë gjelle vaj vegjetal
  • 300 gr perime (të qëruara dhe të prera)
  • 600 ml lëng pule (ose mish viçi)
  • PERGATITJA 
  • Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin vegjetal, shtoni qepën dhe gatuajini ngadalë deri sa qepa të zbutet.
    2
    Shtoni hudhrën, karrotat dhe selinonë dhe gatuajini për 5 minuta, por kujdes mos digjni hudhrën.
    3
    Shtoni perimet e prera dhe përziejini, shtoni dhe lëngun e mishit dhe gjethen e dafinës dhe gatuajini përreth 20 minuta.
    4
    Kalojeni në blender supën, mund të zgjidhni ta lini kremoze ose me pak copëza perimesh, sipas dëshirës.
    5
    Vazhdoni ta gatuani supën dhe për 5 minuta të tjerë që të shterrojë dhe pak, hidhini kripë dhe piper për shije dhe shërbejeni. 
  • Keshille : nese keni bere nje zjerje te shpjete dhe nuk arrini dot dendesine e duhur te lengut , ne nje gote me pak uje te ftohte mund te tretni pak Maizena ( niseshte misri ) dhe me pas tja shtoni supes. 

1.18.2018

BRUMI FROLLA ( base e shkelqyer per embelsira te ndryshme)

INGREDIENTET :

250g gjalp , pak kripe , pak vanilie, 500g miell, 2 veze , 200g sheqer, nje luge maja per embelsira. 

PERGATITJA : 

Perzjejme miellin me kripen dhe majane , menjane bejme bashke gjapin me sheqerin dhe i perzjejme deri sa gjalpi te shkrije, shtojme vezet e rrahura me pare duke vazhduar perzjerjen. pastaj mbi tavoline hedhim miellin dhe e perzjejme. perzjerja duhet te jete e shpejte sa nuk ka ngrire gjalpi. 

Keshille : nese brumin frolla doni ta perdorni per biskota perdorni kater te verdha vezesh ne vend te dy vezeve , mund te perdorni dhe sheqerin pluhur. 


1.15.2018

PIZZA CALZONE ME SUXHUK GJIZE DHE KERPUDHA

INGREDIENTET : 
 brumë për 3 pica
▪ 2 lugë vaj ulliri
 1 qepe

 225 g kërpudha

 2 gota spinaq

 1 gotë suxhuk i grirë

 425 g gjizë

 1/3 gotë djathë parmiggiano

 ½ lugë kripë

 ¼ lugë kripë
PERGATITJA : 
Ngrohni furrën në 235⁰C, ndajeni brumin e picës në 8 pjesë dhe formësoni në një rreth 20 cm.
Në një tigan ngrohni vajin në temperaturë mesatare, shto qepën, kërpudhat dhe gatuaj për 5-7 minuta derisa perimet fillojnë të zbuten.
Shtoni spinaqin dhe vazhdoni të gatuani për rreth 2 minuta.
Në një enë të madhe përzieni suxhukun e pjekur, gjizën, djathin parmezan, kripën, qimnonin, kripën dhe përzierjen kërpudha-qepë.
Për të bërë picën calzone, vendos përzierjen në mes të brumit dhe mbështillni brumin.
Piqeni për 15-20 minuta deri të marrë ngjyrë kafe të artë.
Preni calzonen në mes para se ta shërbeni.

1.11.2018

BAZA E PAN DI SPANJES

INGREDIENTET : 

tepsi 18cm : 4 veze ,120g sheqer, 120g miell
tepsi 20 cm : 5 veze ,150g sheqer, 150g miell
tepsi 24cm : 6 veze , 180g sheqer , 180g miell
tepsi 30 cm : 8 veze , 240 g sheqer , 240g miell
tepsi 34 cm : 10 veze , 300g sheqer , 300g miell

PERGATITJA : Rrihni te bardhat e vezeve me gjysmen e sasise se sheqerit, rrihni te verdhat me pjesen tjeter te sheqerit, me pas shtoni dhe miellin duke e perziere nga poshte- lart. Pastaj beni dy perzjerjet bashke gjithmone duke perzjere nga poshte-lart. Futeni ne furre ne 180 grade per rreth 30 min per permasat e vogla dhe rreth 45 per permasat e medha.

Keshille : asnjehere mos e hapni furren pa kaluar 30 min, porven e pjekjes e beni me nje kunje druri. nese i dini mire permasat e tepsise tuaj atehere mund te perdorni si mase te miellit dhe te sheqerit lugen e gelles ne sasi te barabarte. kjo do evitonte peshoren.

1.09.2018

POGACE ME DJATH

Përbërësit:
2 gota qumësht, 1 gotë vaj vegjetal, 2 vezë, 1 maje, miell, 2 lugë të gjellës sheqer, 1 lugë kripë.
Në brendësi:
djath.
Përmbi:
2 vezë, gjysmë gote të çajit qumësht, koper, susam.
Përgatitja:
Në një enë të thellë e vendosni majën, sheqerin dhe qumështin e vakët e përzieni rreth 5 minuta.
Pas përzierjës ia shtoni vezën, vajin vegjetal, kripën, miellin dhe e përzieni brumin, brumin e lëni në pritje rreth 1 orë.
Pas pritjës e ndani në pjesë të vogla, ia vendosni përbërësit e brendshëm dhe ia japni formën pogaçeve.
Pogaçet i rëndisni në tepsi dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.

1.08.2018

RECETA E SHENDETLIJES

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:
Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë
• 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha • 1 gotë sheqer jo plot (2-3 gisht poshtë buzës së gotës)• 100 g gjalpë i tretur, i vakët• 3 lugë të mëdha mjaltë• 300 g arra të qëruara në thërrime (të peshuara pa lëvozhgë)• 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)• 1 bustinë vanilje• 1 majë thike kripë• 3 gota miell• 1 e verdhë veze për ta lyer sipër
PËR SHERBETIN:
• 800 g sheqer • 600 ml ujë

PËRGATITJA:
bejme gati  furrën në temperaturën 180° C.
1.Në një tas, me rrahësen e vezëve me dorë përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri. Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur. E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.

2.E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të digjet.

3.Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës.

1.05.2018

ORIZ ME LAKER TE BARDHE

INGREDIENTET : 

300g oriz; 1/2lakre; 1 thelp hudher; 50g galpe, 300g domate ; majdanoz : djath i grire . leng vegjetal per zjerjen, piper te zi.

PERGATITJA :

Fërgoni hudhrën në një tenxhere të madhë me gjysmën e gjalpit në zjarrë mesatar.
Shtoni domatet dhe lëreni në zjarrë për 3-4 minuta, pastaj ia shtoni hudhrën, lëngun e mishit, 2 lugë majdanoz dhe lakrën.
Së fundmi ia shtoni orizin dhe lërreni afro 15 minuta ose deri sa të zihet, ia shtoni djathin e grire dhe gjalpin e mbetur.
Orizin spërkateni me majdanozin e mbetur dhe shërbejeni menjëherë.

keshille : mund te perdorni dhe ereza te tjera si mente ose koper.

1.04.2018

TORTEZA TE KRIPURA ME PERIME

PËRBËRËSIT: 
3 speca të kuq, ½ gotë qumësht, ½ gotë pana, 3 vezë, 1 tufë majdanoz, 2 peta brise, 200g djathë te grire , 200g proshutë prerë në kubikë, kripë, piper sipas dëshirës.


PËRGATITJA: 
Nxehim furrën në 250 gradë C. Presim specat e kuq në kubikë dhe I kalojmë në një tigan me pak gjalpë deri sa të zbuten pak dhe i lëmë mënjanë. Në një tas mesatar përziejmë së bashku, panën, qumështin, vezët, majdanozin e grirë imët, kripën dhe piperin. Nga petat e brisesë presim 24 rrathë me diametrin e formave të cupcake. Në çdo kupë shtrojmë një petë pastaj djathë të grirë e më pas proshutë. Shtojmë nga masa e qumështit dhe në fund mbi secilën shtojmë kubikë speci të kuq. I spërkasim me pak djathë dhe i pjekim për 30 minuta në furrën e paranxehur. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen. I shërbejmë të vakëta ose në temperaturë ambienti.

Keshille : proshuta mund te perdoret dhe ne feta duke e vene direkt pas brumit ne forma. Mund ta beni dhe me miks perimesh. Nje kombinim shume i mire eshte me proshute pule dhe kerpudha.