1.04.2018

TORTEZA TE KRIPURA ME PERIME

PËRBËRËSIT: 
3 speca të kuq, ½ gotë qumësht, ½ gotë pana, 3 vezë, 1 tufë majdanoz, 2 peta brise, 200g djathë te grire , 200g proshutë prerë në kubikë, kripë, piper sipas dëshirës.


PËRGATITJA: 
Nxehim furrën në 250 gradë C. Presim specat e kuq në kubikë dhe I kalojmë në një tigan me pak gjalpë deri sa të zbuten pak dhe i lëmë mënjanë. Në një tas mesatar përziejmë së bashku, panën, qumështin, vezët, majdanozin e grirë imët, kripën dhe piperin. Nga petat e brisesë presim 24 rrathë me diametrin e formave të cupcake. Në çdo kupë shtrojmë një petë pastaj djathë të grirë e më pas proshutë. Shtojmë nga masa e qumështit dhe në fund mbi secilën shtojmë kubikë speci të kuq. I spërkasim me pak djathë dhe i pjekim për 30 minuta në furrën e paranxehur. I heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen. I shërbejmë të vakëta ose në temperaturë ambienti.

Keshille : proshuta mund te perdoret dhe ne feta duke e vene direkt pas brumit ne forma. Mund ta beni dhe me miks perimesh. Nje kombinim shume i mire eshte me proshute pule dhe kerpudha.

Nessun commento:

Posta un commento