1.29.2018

Supë kremoze me Perime

  • INGREDIENTET 
  • qepë (e madhe, e qëruar dhe e prerë imët)
  • 2 thelpinj hudhër (të prerë imët)
  • karotë (të mëdha, të qëruara dhe të prera në kube të vegjël)
  • 2 fije selino (të lara dhe të prera në masë sa karrotat)
  • 4 lugë gjelle vaj vegjetal
  • 300 gr perime (të qëruara dhe të prera)
  • 600 ml lëng pule (ose mish viçi)
  • PERGATITJA 
  • Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin vegjetal, shtoni qepën dhe gatuajini ngadalë deri sa qepa të zbutet.
    2
    Shtoni hudhrën, karrotat dhe selinonë dhe gatuajini për 5 minuta, por kujdes mos digjni hudhrën.
    3
    Shtoni perimet e prera dhe përziejini, shtoni dhe lëngun e mishit dhe gjethen e dafinës dhe gatuajini përreth 20 minuta.
    4
    Kalojeni në blender supën, mund të zgjidhni ta lini kremoze ose me pak copëza perimesh, sipas dëshirës.
    5
    Vazhdoni ta gatuani supën dhe për 5 minuta të tjerë që të shterrojë dhe pak, hidhini kripë dhe piper për shije dhe shërbejeni. 
  • Keshille : nese keni bere nje zjerje te shpjete dhe nuk arrini dot dendesine e duhur te lengut , ne nje gote me pak uje te ftohte mund te tretni pak Maizena ( niseshte misri ) dhe me pas tja shtoni supes. 

Nessun commento:

Posta un commento