Norma per 1 racion.
Mish lepuri 100 gr,
qepujka 200 gr,
vaj 15 gr,
miell 3 gr,
salce 8 gr,
uthull 10 gr ose vere e bardhe
kripe 3 gr,
piper i zi 1/10 ta ,
spec i kuq 1 gr,
karafil 1 gr.
PERGATITJA :
E presim ne racione dhe pasi e shpëlajmë persëri e vendosim per 2 deri 3 ore ne frigorifer duke e sperkatur me uthull, vaj ulliri, dhe dy tre gjethe dafine.Pas marinimit copat i skuqim ne tigan me vaj ulliri sa te marrin kore te kuqe.
Kaurdisim ne yndyren e mbetur nga skuqja e mishit qepujkat e qeruara, shtojme thelpinj hudhre pa hequr cipën e brendeshme.
Kaurdisim karrota te prera ne forme kubike, shtojme kripe, piper te zi, gjethe dafine, spec te kuq, karafil, vere, pak miell, pak salce dhe i trazojme.Kur salca te marre vale i hidhet lepurit përsiper.Preferohet Tave e Thellë dhe vendoset ne furre e mbuluar hermetikisht me leter Alumin.Sherbehet i nxehte me limon…
Keshille : preferohet lepur i eger por atehere do te perdorni dhe ereza te tjera ku keshillohet piperi jeshil si dhe shplarje per nje kohe te gjate me uje te rrjedhshem.