3.20.2018

ROLE' ME MISH VICI TE GRIRE

INGREDIENTET : 

300gr mish i grire,
1 koke qepe,
5 veze,
250gr miell,
300ml shtalpe,
100gr gjalpe,
1 patate e zier,
1 tharm i fresket,
1l qumesht,
vaj,
kripe dhe piper i zi.

PERGATITJA : 

Ne vaj te nxehte e skuqim qepen e grire holle, pasi zbutet qepa, ne tigan shtojme mishin e grire, pastaj hedhim kripe dhe piper te zi.Ne tenxhere ne zjarr e hedhim qumeshtin pastaj marrim nje garuzhde qumesht dhe e shtojme ne enen me tharmin.Tharmin e shtypim dhe e perziejme me pirun . Qumeshtin e valuar e hedhim ne nje ene te thelle , ne ene shtojme miellin dhe e perziejme me telin e kuzhines. E shtypim pataten e zier dhe e shtojme ne enen me brumin , ne ene  shtojme gjalpin dhe tharmin e zbutur . Vazhdojme t’i rrahim me mikser ,i thyejme vezet , taven e lyejme me vaj pastaj ne tave derdhim brumin dhe pjekim per 30 minuta ne temperature 200 grade . Mishin e grire e perziejme me dy luge dhe kete mase e veme siper petes.
Peten e mbeshtjellim ne form roleje dhe rolene e presim ne copa te pjerreta . Copet e rolese i rendisim ne tave te lyer me vaj. Ne ene me shtalpen e mbetur hedhim vaj  pastaj shtalpen e hedhim siper copeve te rolese ne tave pastaj taven e veme ne furre pjekim 10 minuta ne temperature 200 grade.

Nessun commento:

Posta un commento