3.07.2018

A duhet ta mbajmë çokollatën në frigorifer?!

Të gjithë e pëlqejmë çokollatën e jo vetëm e pëlqejmë por mund të themi se jemi ndër konsumatorët e rregullt të saj.
Por një dilemë e madhe ka qenë ndër vite dhe  të qëndrojë dhe në ditët e sotme. A duhet ta fusim në frigorifer çokollatën?
Luka Owen, i cili është ekspert i fushës së ushqimeve të ëmbla tha se nëse e fusim çokollatën në frigorifer ajo forcohet shumë dhe humbet shijen e saj.
Nëse temperaturat janë shumë të nxehta jashtë dhe çokollata juaj po shkrin ju mund ta fusni atë në frigorifer por duhet ta nxirrni në temperaturën e ambientit disa orë përpara se ta konsumoni.
Një ambient me temperature 10 deri në 20 gradë C është temperatura perfekte për ruajtjen e një çokollate, kështu tregohuni të kujdesshëm në mënyrë që të konsumoni një produkt plot shije dhe ashtu siç duhet.

Nessun commento:

Posta un commento