9.28.2020

Supe e "varfer" Recete e shpejte

 INGREDIENTET :



 -Gjysmë qepë

 -2 karota rreth 150 gr

 -2 dege  selino rreth 100 gr

 -Kripë dhe vaj ulliri ekstra i virgjër për shije

- 2 patate rreth 350 g

 -1.5 litra ujë

 -2 lugë gjelle pure domate

 -1 degëz rozmarinë

 100g makarona te vogla .


PERGATITJA:


së pari presim mecopa të vogla, në një tenxhere të madhe, qepën, karotat dhe  selinon. Shtojmë vajin e ullirit ekstra të virgjër, dhe iskuqim për 3/4 minuta.


 Ndërkohë, presim patatet e lara dhe të qëruara në copa të vogla, i bashkojmë dhe i përziejmë me tiganisjen.  Hidhni ujin me pjese , dy lugë salcë domate dhe degëz rozmarine në tenxhere.


 Lëmë supën tonë të perimeve të gatuhet për rreth 30-40minuta, duke trazuar herë pas here. Drejt perfundimit hidhni makaronat e vogla. Pas kohës së gatimit, hidhni rozmarinën piper dhe kripën për shije.


Keshille

Mund ti shtoni supes dhe kerpudha te prera ne copa. Gatimi mund te behet dhe me gjalpe ose ti shtoni pak vaj ulliri kur e servirni.

9.23.2020

Makarona me Kerpudha

 

INGREDIENTET

Spageti 500 gr

Kërpudha , keshillohen porcini 300 -400 gr

Gjalpë 100 gr

Hudhër

1 karafil

Majdanoz


Piper i bardhe/i zi 


PERGATITJA:
Shkrini gjalpin në një tigan të madh, shtoni hudhrën lereni te skuqet lehte dhr ngadale dhe me pas  kërpudhat e qëruara dhe të prera në feta.
 Sapo te kene marre nxehtesi shtoni kripë dhe vazhdoni gatimin derisa uji i lëshuar nga kërpudhat të thahet.
Me pas rregulloni me piper.Shtoni pak majdanoz.
 Zieni makaronat në ujë të kripur të valë të bollshëm, kullojeni kur al dente dhe kavardisni 1 minutë në tigan me kërpudhat, duke shtuar majdanozin e copëtuar, pak piper dhe disa lugë ujë gatimi nëse është e nevojshme.  

Këshilla:
Mund te shtoni ne tigan nje deri ne dy luge pana te tretur ne ujin e zjerjes se makaronave . Nese doni mund te shtoni dhe zafferano . Mund te sherbehen dhe  me djathe kackavall .