2.09.2019
BALLOKUME ( receta origjinale )
INGREDIENTET:
1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg majë mielli misri
450 gr tylyn (preferohet tylyn dhije)
7 kokrra vezë
½ lëvozhgë veze e mbushur me finjë (nga hiri i zjarrit me dru ahu)
(përbërësit mund të shumëfishohen në mënyrë proporcionale sipas dëshirës)
PERGATITJA:
- Hidhet sheqeri në enën e bakrit të pa kallajisur dhe pas tij menjëherë futet tylyni i sapo shkrirë në zjarr, por me temperaturë të vakët, pra jo i nxehtë.
- Fillon përzierja e kësaj mase me lugë druri pa ndërprerje përreth 30 minuta, derisa masa e sheqerit dhe tëlynit në enën e bakrit të marrë formën e kremit. Kohëzgjatja e përzierjes ka të bëjë me tretjen sa më të mirë të sheqerit dhe tëlynit duke u fërkuar në muret e enës së bakrit. Kjo është e rëndësishme dhe veçanti e kësaj ëmbëlsire delikate. Ne fund hedhim miellin pak e nga pak duke e perzier lehte. I pjekim ne furre me 180 grad per 35-40 minuta.
Ja si ta vërtetosh ç'cilësi ka vaji i ullirit (ssss)
Po si mund të sigurojmë një vaj ulliri të cilësisë së lartë? Një mënyrë është, të shkosh te burimi, te kultivuesit e ullinjve, por kjo për shumicën është e pamundur. Ju mund të dërgoni markën tuaj të preferuar të vajit në laborator për analiza, por edhe kjo është e kushtueshme dhe e parealizueshme.
Në fakt ekziston një truk i thjeshtë që do t’iu ndihmojë nëse marka juaj e preferuar është me cilësi të lartë apo jo, dhe për këtë ju nevojitet vetëm goja juaj dhe një gotë e vogël. Somelieria e vajit të ullirit Katerina Mountanos ndan metodën e saj të saktë:
1.Hidhni një gllënjkë vaj ulliri në një ene të vogël, mundësit të rrumbullakët (një gotë verë ose filxhan kokteji të shkurtër)
2.Me njërën dorë mbani gotën, dhe me tjetrën e vendosni lartë për mbi gotë për mos dal aroma. Mundohuni që me njërën dorë të fërkoni pak gotën për të ngrohur pak vajin, dhe ndërkohë e tundi pak gotën në mënyrë rrethore.
3.Më pas hiqeni dorën që keni mbi gotë, afrojeni pranë hundës dhe merrni thelle erën e vajit të ullirit. Nëse ndjen erë të freskët si bari, fruta apo perime, ka më shumë gjasa që vaji juaj të jetë vërtet ekstra i virgjër. Aromë të përbashkët të identifikueshëm nga vaji i vërtetë i vajit të ullirit janë bari, domate të gjelbër ose të kuqe, banane, spinaq, mollë, agrume ose bajame. Nëse ju ndjeni një aromë jo të këndshme, të papërcaktueshme ose pa erë, nuk është vaj ekstra i virgjër.
4.Hapi tjetër është të shijoni atë. Kthejeni një gllënjkë të vajit në gojën tuaj, por mos e gëlltitni.
Me dhëmbë të mbyllur dhe me buzë të hapura, thithni pak ajër në gojën tuaj dhe vërtiteni vajin rreth gojës tuaj. Pastaj piheni. Nëse është i virgjër do vazhdoni të ndjeni shije të frutave dhe perimeve, ndërsa ju e vërtitni atë rreth gojës dhe do të keni një shije të hidhur ose të hidhur në pjesën e pasme të fytit kur e gëlltitni atë. Është normale të kolliteni, dhe në fakt, vajrat me cilësi të lartë ngacmojnë fytin për kollë. Sa më shumë kollitje aq më i mirë është vaj
2.01.2019
MUSAKA
INGREDIENTET :
1 kg patate
½ kg mish i grire
4 kokrra qepe mesatare
3-4 filxhane kafeje vaj ulliri,
5 kokrra domate
kripe, piper, majdanoz
Per beshamelen:
1 luge gjelle gjalpe
1 luge gjelle miell
2 filxhan çaji qumesht
1 kokerr veze
Kaçkavall
PERGATITJA :
Qerojme patatet. I lajme dhe i presim ne feta te rrumbullaketa, jo shume te trasha. Skuqim lehte patatet dhe i leme menjane. Presim qepet imet dhe i skuqim ne zjarr te avashte . Hedhim domatet e qeruara imet dhe mishin e grire dhe vazhdojme i perziejme. Perzierjes i shtojme kripe, piper dhe majdanoz.
Shtrojme ne tave nje shtese me patatet e skuqura dhe hedhim nje shtrese me gjellen e pergatitur. Vendosim dhe nje shtrese tjeter me patate dhe pjesen e ngelur te qepes dhe shtresen e fundit me patate.
Skuqim miellin me gjalpe, e shuajme me qumesht dhe e perzjejme vazhdimisht deri sa te marre vale. Hedhim pak kripe dhe e leme masen qe te trashet. E heqim nga zjarri dhe e lejme te ftohet pak dhe e perziejme me veze. Beshameli i pergatitur e vendosim mbi musaka dhe i hedhim djathe kaçkavall. E vendosim taven ne furre per t'u pjekur per 30 minuta.
Iscriviti a:
Post (Atom)