2.09.2019
BALLOKUME ( receta origjinale )
INGREDIENTET:
1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg majë mielli misri
450 gr tylyn (preferohet tylyn dhije)
7 kokrra vezë
½ lëvozhgë veze e mbushur me finjë (nga hiri i zjarrit me dru ahu)
(përbërësit mund të shumëfishohen në mënyrë proporcionale sipas dëshirës)
PERGATITJA:
- Hidhet sheqeri në enën e bakrit të pa kallajisur dhe pas tij menjëherë futet tylyni i sapo shkrirë në zjarr, por me temperaturë të vakët, pra jo i nxehtë.
- Fillon përzierja e kësaj mase me lugë druri pa ndërprerje përreth 30 minuta, derisa masa e sheqerit dhe tëlynit në enën e bakrit të marrë formën e kremit. Kohëzgjatja e përzierjes ka të bëjë me tretjen sa më të mirë të sheqerit dhe tëlynit duke u fërkuar në muret e enës së bakrit. Kjo është e rëndësishme dhe veçanti e kësaj ëmbëlsire delikate. Ne fund hedhim miellin pak e nga pak duke e perzier lehte. I pjekim ne furre me 180 grad per 35-40 minuta.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento