2.01.2019
MUSAKA
INGREDIENTET :
1 kg patate
½ kg mish i grire
4 kokrra qepe mesatare
3-4 filxhane kafeje vaj ulliri,
5 kokrra domate
kripe, piper, majdanoz
Per beshamelen:
1 luge gjelle gjalpe
1 luge gjelle miell
2 filxhan çaji qumesht
1 kokerr veze
Kaçkavall
PERGATITJA :
Qerojme patatet. I lajme dhe i presim ne feta te rrumbullaketa, jo shume te trasha. Skuqim lehte patatet dhe i leme menjane. Presim qepet imet dhe i skuqim ne zjarr te avashte . Hedhim domatet e qeruara imet dhe mishin e grire dhe vazhdojme i perziejme. Perzierjes i shtojme kripe, piper dhe majdanoz.
Shtrojme ne tave nje shtese me patatet e skuqura dhe hedhim nje shtrese me gjellen e pergatitur. Vendosim dhe nje shtrese tjeter me patate dhe pjesen e ngelur te qepes dhe shtresen e fundit me patate.
Skuqim miellin me gjalpe, e shuajme me qumesht dhe e perzjejme vazhdimisht deri sa te marre vale. Hedhim pak kripe dhe e leme masen qe te trashet. E heqim nga zjarri dhe e lejme te ftohet pak dhe e perziejme me veze. Beshameli i pergatitur e vendosim mbi musaka dhe i hedhim djathe kaçkavall. E vendosim taven ne furre per t'u pjekur per 30 minuta.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento