10.12.2018

KEK ME BANANE DHE ME ARRA (ssss)

INGREDIENTET : 

1 gotë qumësht, 3 lugë gjelle lëng limoni,2 gota uji miell,1 filxhan çaji sheqer,1 lugë kafeje
sodë buke,180 gr gjalpë,3 banane (të pjekura shumë),2 vezë,gjysmë filxhan çaji arra
PERGATITJA : 
Fillimisht ndizni furrën në 180 gradë. Lyeni formën e kekut me gjalpë dhe futeni në furrë. Në një tas hidhni qumështin dhe lëngun e limonit. Përzieni dhe lërini për disa minuta mënjanë.
Në një tas tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët, dhe bananet. Shtoni miellin dhe sodën. Përzieni sërish dhe shtoni qumështin, vazhdoni të përzieni derisa të jetë krijuar një brum homogjen.
Në fund shtoni arrat e grira. Hidheni brumin në formën e kekut dhe lëreni të piqet për 45 minuta në 180 gradë.

Keshille : perzjerjes mund ti shtoni dhe pak kakao ose copeza cokollate.

10.08.2018

TAVE KOSI ( recete e elbasanit)



INGREDIENTET :

per 6 persona ;
1 kg mish qengji
4 kokrra veze
5 filxhane caji kos
2 luge gjelle oriz
4 luge gjalpe
1 luge miell
kripe e piper.

PERGATITJA:

1. Presim qengjin ne racione e lyejme me pak gjalpe dhe kripe dhe e pjekim ne furre. Shtojme pak uje qe te mos thahet. ( mbledhim ne nje ene lengun e mishit per ta perdorur me vone).
2. kaurdisim gjalpin me miellin derisa te marre ngjyre ari.
3. shtojme lengun e mishit, e plotesojme me pak uje te nxehte dhe e leme masen te zieje derisa te trashet.
4. e fikim zjarrin dhe e leme masen te ftohet.
5. shtojme vezet, kosin dhe e rregullojme me kripe e piper.
6. ziejme orizin dhe e heqim nga zjarri gjysme te gatuar.
7. e shtrojme orizin ne nje tepsi, mishin dhe e mbulojm? me masen e pergatitur.
8. e pjekim ne furre mesatare derisa te marre faqe te arte.

Keshille : receta origjinale thushet te jete me mish qengji por mund te perdorni dhe mish  keci ose vici.