10.12.2018

KEK ME BANANE DHE ME ARRA (ssss)

INGREDIENTET : 

1 gotë qumësht, 3 lugë gjelle lëng limoni,2 gota uji miell,1 filxhan çaji sheqer,1 lugë kafeje
sodë buke,180 gr gjalpë,3 banane (të pjekura shumë),2 vezë,gjysmë filxhan çaji arra
PERGATITJA : 
Fillimisht ndizni furrën në 180 gradë. Lyeni formën e kekut me gjalpë dhe futeni në furrë. Në një tas hidhni qumështin dhe lëngun e limonit. Përzieni dhe lërini për disa minuta mënjanë.
Në një tas tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët, dhe bananet. Shtoni miellin dhe sodën. Përzieni sërish dhe shtoni qumështin, vazhdoni të përzieni derisa të jetë krijuar një brum homogjen.
Në fund shtoni arrat e grira. Hidheni brumin në formën e kekut dhe lëreni të piqet për 45 minuta në 180 gradë.

Keshille : perzjerjes mund ti shtoni dhe pak kakao ose copeza cokollate.

Nessun commento:

Posta un commento