1.24.2019

OMLETE ME BROKOLI

INGREDIENTET :

5-6 vezë
brokoli të vogël
hudhra
vaj ulliri
brokoli i vogël i zier i kaluar në hudhër e spec djegës
kripë, piper
vaj ulliri


PERGATITJA :


Kriposim vezët që kemi kaluar në tas, shtojmë piper, djathë kackavall te grire ( pecorino )dhe i përziejmë përbërësit.Shtojmë në tigan pak hudhra të grira ,vaj ulliri, gjithashtu edhe brokolin e zier të kaluar ne vaj hudhër dhe spec djegës. Vendosim tiganin zjarr.
Shohim që brokoli i vogël është skuqur dhe shtojmë vezët në tigan. I vendosim kapak tiganit që të bëhet më shpejt.
Kjo fritatta mund të konsumohet edhe për 4 persona. E shërbejmë si aperitiv ose pjatë të parë.
E vendosim në një pjatë dhe e presim në 4 copa. E shërbejmë në një pjatë me shtrat me rukola, dhe kjo është një antipastë perfekte. 

1.20.2019

EKMEK KADAIF-OSE KADAIF ME KREM PASTICERI

INGREDIENTET : 

Pergatitja per kadaifin::
500 gr kadaif
150gr gjalp,ose margarine
100gr arra
Per kremen:
5 gota qumesht
3/4 gote sheqer
5 te verdha veze
3 luge supe te mbushura me niseshte misri ( maizena)
2 vanilje
1 l. supe gjalp
100gr arra
Per sherbetin:
2 1/2 gota sheqer
2 1/2 gota uje
disa pika limoni
Per mbulesen:
500 gr krem qumeshti
4 luge supe sheqer pluhur


PERGATITJA :

-Lyejme mire me gjalp taven . Hapim kadaifin ne menyre qe te mos jene te bashkuara fijet . I veme ne tave  kadaifin dhe arrat dhe i sperkasim me gjalp. E pjekim sa te marre ngjyre  te lehte ne te kuqe. E nxjerrim nga furra,e leme pak dhe e sherbetosim me sherbetin te ngrohte ,jo te nxehte! Sherbetin e kemi zjere me pare per 10'.

Rrahim te verdhat me sheqer e niseshte, miellin e pak qumesht ,te gjitha bashke ne multi. Kete mase e hedhim te qumeshti tjeter dhe e bejme krem,duke e perzjere vazhdimisht. Hedhim gjalpin e vaniljen. E mbulojme me leter celofan qe mos te ftohet e mos te zere cipe siper.

E hedhim pastaj sipas rradhes se punes mbi kadaifin. E shtrojme njesoj ne gjithe siperfaqen.
Rrahim qumeshtin me sheqerin pluhur dhe e shtrojme mbi kremen.

 Siper po te doni ,mund ti hidhni arra .E veme ekmek kadaifin ne frigorifer te ftohet.