INGREDIENTET :
Pergatitja per kadaifin::
500 gr kadaif
150gr gjalp,ose margarine
100gr arra
Per kremen:
5 gota qumesht
3/4 gote sheqer
5 te verdha veze
3 luge supe te mbushura me niseshte misri ( maizena)
2 vanilje
1 l. supe gjalp
100gr arra
Per sherbetin:
2 1/2 gota sheqer
2 1/2 gota uje
disa pika limoni
Per mbulesen:
500 gr krem qumeshti
4 luge supe sheqer pluhur
PERGATITJA :
-Lyejme mire me gjalp taven . Hapim kadaifin ne menyre qe te mos jene te bashkuara fijet . I veme ne tave kadaifin dhe arrat dhe i sperkasim me gjalp. E pjekim sa te marre ngjyre te lehte ne te kuqe. E nxjerrim nga furra,e leme pak dhe e sherbetosim me sherbetin te ngrohte ,jo te nxehte! Sherbetin e kemi zjere me pare per 10'.
Rrahim te verdhat me sheqer e niseshte, miellin e pak qumesht ,te gjitha bashke ne multi. Kete mase e hedhim te qumeshti tjeter dhe e bejme krem,duke e perzjere vazhdimisht. Hedhim gjalpin e vaniljen. E mbulojme me leter celofan qe mos te ftohet e mos te zere cipe siper.
E hedhim pastaj sipas rradhes se punes mbi kadaifin. E shtrojme njesoj ne gjithe siperfaqen.
Rrahim qumeshtin me sheqerin pluhur dhe e shtrojme mbi kremen.
Siper po te doni ,mund ti hidhni arra .E veme ekmek kadaifin ne frigorifer te ftohet.
Nessun commento:
Posta un commento