11.19.2018

Kripa me mikroplastikë: Ja si helmohemi çdo ditë nga ndotja e oqeaneve

Tashmë mikroplastika, ka mbërritur edhe në tenxheret e kuzhinës tonë, dhe ka ndotur edhe kripën që përdorim për t’u dhënë shije gjellëve, apo kur e hedhin në ujin e valë para gatimit të makaronave. Kjo është zbuluar nga një studim i organizatës Greenpeace, që analizoi 39 mostra nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Italinë.
Hulumtimi, fryt i një bashkëpunimi mes shoqatës ambjentaliste dhe Universitetit të Inçeonit
në Korenë e Jugut, u botua në revistën ndërkombëtare “Environmental Science & Technology”. Dhe kjo tregon se si gati 90 për qind e mostrave të testuara (36 nga 39), përmbanin mikroplastikë, ose fragmente më pak se 5 milimetra të gjatë polietileni, polipropileni dhe polietileni tereftalati (PET), të cilat janë llojet më të përdorura për të prodhuar ambalazhet njëpërdorimshe. Në praktikë, duke marrë parasysh mesataren ditore prej 10 gramë kripë, që mund të konsumojë një i rritur, vetëm përmes konsumit të kripës së kuzhinës, ai fut në orhanizëm edhe rreth 2 mijë copa mikroplastike në vit.
Më e keqja? Kripa e detit
Analiza shqyrtoi kripën e detit, që vjen nga liqenet e kripura dhe minierat. Në përgjithësi, në mostrat e kripës në det u vu re një prani më të madhe e mikroplastikës (ndërmjet 0-1674 mikroplastikë për kg), pasuar nga mostrat e kripës së liqeneve të kripura (28-462 mikroplastikë për kg), dhe minierave (0-148 copë mikroplastike për kg).
Më shumë plastikë në det, më shumë plastike në kripën e kuzhinës

11.17.2018

EMBELSIRE ME KIWI


INGREDIENTET :

•       220 gr biskota,
•       80 gr gjalpë,
•       300 gr ajkë,
•       300 gr jogurt të pemëve (me shije kivi, dredhëz),
•       150 gr sheqer pluhur,
•       15 gr xhelatinë (1 qeskë e gjysmë),
•       100 ml ujë,
•       3-4 kivi.

PERGATITJA:

Së pari grimcojmë biskotat, ia shtojmë gjalpin e shkrirë duke i përzierë. Me masën e fituar e mbulojmë fundin e tepsisë (tepsi për kek, e cila hapet anash duke e shtypur mirë).

Kremi:

Xhelatinën e vendosim në një enë të vogël me dy-tri lugë ujë, pjesën e mbetur të ujit e ngrohim, por jo të vlojë. Pasi uji të jetë gati, shtojmë xhelatinën, e cila ka qëndruar rreth 5 minuta duke i përzier.
Në anën tjetër përziejmë ajkën, jogurtin, sheqerin dhe në fund shtojmë xhelatinën e përgatitur.

Kivin e ndajmë në copa, e vendosim përmbi brumin nga biskotat dhe anash, pastaj shtojmë masën nga jogurti. Në këtë mënyrë shkon në frigorifer, ku duhet të qëndrojë së paku 2-3 orë.



Keshille : embelsira mund te organizohet dhe ne formate me te vegjel ( monoporcion ) duke krijar shtresa si te biskotes si te kremit,