Pizza Roll janë një mënyrë e ndryshme për
të përgatitur një nga pjatat më të famshme italiane në botë! Ju mund t'i mbushni ato siç dëshironi, ne kemi zgjedhur djathe dhe proshutë.
INGREDIENTET :
1 brumë per pizza , edhe i gatshem.
100 gr salcë domatesh
8 feta djathe i bute psh.scamorza
200 gr proshutë
PERGATITJA:
Ndizni furrën në mënyrë të ventiluar në 180 ° C.
Merni brumin e gatuar të picave dhe mbulojeni me purenë e domates. Rregulloni fetat e djathit dhe në fund proshutën.
Rrotulloni brumin në anën më të gjatë, derisa të merrni një cilinder. Pritini atë në gjysmë dhe secilën gjysmë në 4 pjesë. Rrotullat e picës vendosni në një enë pjekje të veshur me letër pergamene dhe i pjekim në furrën e nxehtë për rreth 20 minuta.
Pas kësaj kohe, lëreni që rrotullat e picës të pushojnë për 5 minuta, dhe më pas shërbejeni me një sallatë jeshile ose spinaq