INGREDIENTET:
200 gr domate të vogla
Katër feta gjoks pule
1 mozarellë
Dy thelpinj hudher, vaj ulliri ,kripe,piper
PERGATITJA:
Shpëlani domatet nën ujë të rrjedhshëm dhe hiqni lekurë Pritini ato në feta të vogla dhe vendosini në një kullesë së bashku me një majë kripe, në mënyrë që të humbasin pak lëngun.
Mozarellen priteni ne kuba.
Rrihni feta e mishit nëse janë të trasha, delikate, në mënyrë që të mos i copëtoni dhe kalojini nëpër miell, duke shkundur tepricën shumë mirë.
Në një tigan ngrohni vajin dhe hidhni hudhrën.
Kur hudhra të jetë skuqur mirë, hiqeni dhe
shtoni mishin.
Piqini 1-2 minuta nga secila anë në zjarr të lartë, për t'i pjekur ato në mënyrë të barabartë.
Shtoni kripë në secilën eskalop, vendosni në secilën një lugë mocarela, pak domate te prera , shtoni rigon, piper dhe vazhdoni gatimin edhe për 1-2 minuta të tjera, me kapak.
Keshilla: mund ti servirni me nje gjethe borziloku , mund te përdroni dhe lloj tjetër mishi.
Nessun commento:
Posta un commento