1½ qepë të njomë,150gr djathë të bardhë,70gr djathë kaçkavall,120gr gjalp,300ml qumësht,1 lugë pluhur pjekës,3 vezë,majdanoz,kripë,piper të bardhë.
PERGATITJA :
Grijmë shumë hollë qepën e njomë dhe majdanozin dhe i vendosim në një anë. Sipas stinës në të cilën ndodhemi mund të ndryshojmë edhe erëzat duke përdorur rozmarinë, borzilok etj., apo ato që i pëlqejnë më shumë fëmijëve.
Në një tas të thellë vendosim miellin, majanë e birrës, piperin e bardhë, kripën, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë me një lugë druri.
Në një tas tjetër rrahim vezët dhe me pas shtojmë qumështin dhe gjalpin e shkrirë, i përziejmë mirë dhe shtojmë edhe qepën e grirë me majdanozin dhe djathin e prerë në kubik.
Pas kësaj, bashkojmë përbërjen e tasit 1 në atë të tasit 2 dhe i përziejmë pak, aq sa përbërësit të marrin shijen e njëri-tjetrit. Lyejmë me gjalp stampat për mafins dhe hedhim 2-3 lugë nga brumi i përftuar. I vendosim në furrë të parangrohur në 200 gradë celcius për rreth 25 minuta.
Nessun commento:
Posta un commento