INGREDIENTET :
4 patate mundesisht te gjata , 300 gr proshute pule ,derri ( e prere trashe ose e palosur ) , ose pancete. 300 gr djathe kackavall i bute ( scamorza , ose me feta. ) vaj ulliri , piper , gjethe sherebele, pak timo ose rigon i fresket, vaj ulliri.
PERGATITJA :
patatet i lani mire dhe i vine ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe kripe, lerini te zjejne per 25 min ose per sa te jene gati.kur te fillojne te ftohen hiqini lekuren. Kur te jene te ftohta plotesisht prijini ne feta gati 1 cm. me pas prisni djathin ne feta nese nuk e keni gati. filloni ti kaloni te shkopinjte e drurit sipas rradhes patate , proshute , nje gjethe sherebel , djathe, patate serisht. mjafton nje patate per nje shishkebab. kur te keni mbaruar sprkatini me timo, piper te zi dhe futini ne furre per rreth 25 min dhe me pas ne grill per 5 min. i servirni te ngrohta.
Keshille : mund te perdorini gjethe rosmarine ne vend te timo. para se ti futni ne furre lart mund ti shtoni pak djathe te grire , si per shije si per te marre nje aspekt me te bukur gjate pjekjes. nese perdorni pancete mund ta rrotulloni mbi shishkebab perpara pjekjes.
Nessun commento:
Posta un commento